Berisha jep disa emra që kanë kërcënuar Adriatik Llallën

0
224

Ish-kryeministri Sali Berisha e quan si vepër të lejtnantëve të Al Kapones, kërcënimin ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Berisha thotë se ai është kërcënuar nga të burgosur që vizitohen çdo ditë nga ministra apo deputetë, duke shtuar se shpresonte që të zbulohej sa më parë autori dhe të vihet përpara ligjit.

Ish-kryeministri aludon se kush mund ta ketë kryer këtë akt.

Berisha: Vetëm lejtnantët e tij, pra bajlozët e krimit te veshur me pushtetin kryeministror si Dritan Dajti apo Mili ose Mali i partisë, Genti i Olsit dhe Hakmarrjes, mund të ndërmarrin vet apo me porosi te tij kërcënimin me jetë të kreut te akuzës së shtetit.

Berisha e dënon kërcënimin me ashpërsinë më të madhe dhe thotë se kjo është dëshmi e pasigurisë në vend.

Lajmi për kërcënimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla u publikua dje në media.

Reagimi i plotë:

Kercenimi i prokurorit te pergjithshem eshte veper e lejtnantve te Al Kapones!

Te dashur miq, mediat njoftojne se Prokurori i Pergjithshem i vendit eshte kercenuar nga bajloze te krimit, te burgosur, te denuar apo qe presin te denohen, por qe vizitohen pothuaj çdo dite nga ministra deputete, neobllokmene dhe trafikante ne qelite e tyre.

Hetimi urojme te gjeje sa me pare autorin e ketij akti te rende dhe te pashembullt dhe ta vendosi para ligjit. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, deshmi e pasigurise ekstreme ne kete vend dhe revanshit kulmor te krimit te lidhur me qeverine, shpreh solidaritetin tim te thelle me prokurorin e pergjithshem dhe institucionin qe ai drejton ne luften kunder krimit si dhe bindjen me te thelle se prapa fallangave te krimit qe kane kryer kete akt te pashembullt, qendron mbeshtjetja direkte e kreut te meduzes te krimit te organizuar apo Al Kapones ne krye te qeverise

Vetem lejtnantet e tij, pra bajlozet e krimit te veshur me pushtetin kryeministror si Dritan Dajti apo Mili ose Mali i partise, Genti i Olsit dhe Hakmarrjes, mund te ndermarrin vet apo me porosi te tij kercenimin me jete te kreut te akuzes se shtetit.

Ky akt tregon se cila eshte sot ne Shqiperi shkalla e pasigurise per qytetarin e thjesht shqiptar! Por mbi te gjitha ky akt eshte nje kembane alarmi, nje thirrje per çdo qytetar te ketij vendi qe te ngrihet ne lartesine e guximit kunder organizates kriminale me te rrezikshme ne Europe, qeverise se Al Kapones!

 

berisha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency