Shqiptarët vazhdojnë të ikin për azil, në 5 vende të Europës renditen të parët

0
161

Shqiptarët vijojnë të kryesojnë listat e azilkërkuesve në të paktën pesë vende të Bashkimit Europian. Shqipëria ndër të tjera është i vetmi shtet Europian që rezulton në listat e Eurostat për sa i përket shifrave të azilkërkuesve.

Numri i azilkërkuesve shqiptarë në disa vende të Bashkimit Europian është rritur në mënyrë të ndjeshme. Sipas shifrave të publikuara nga zyra europiane e statistikave, EUROSTAT, shqiptarët janë protagonistë në 5 shtete të Europës nisur nga numri i kërkesave për azili.

Bëhet fjalë për Francën, Holandën, Irlandën, Luksemburgun dhe Islandën.

Në Francë, rritja e kësaj shifre është më e fortë krahasuar me gjithë shtetet e tjera, pasi në vetëm 3 muaj, rreth 1200 shqiptarë kanë kërkuar azil. Franca pasohet nga Mbretëria e Vendeve të Ulëta, ku 385 shqiptarë kanë kërkuar azil. Në Holandë, shqiptarët kanë qenë grupi më i madh që kërkon azil, duke kaluar dhe azilkërkuesit nga Siria.

Eurostat ka publikuar dhe totalin e azilkërkuesve në Europë, ku vihet në dukje që 2% të totalit të azilkërkuesve në Europë janë me kombësi shqiptare. Kështu, Shqipëria është i vetmi shtet Europian që është në këtë listë të EUROSTAT-it.

Deri tani nga të gjithë shtetet ku shqiptarët janë në krye të listës së azilkërkuesve, vetëm Holanda ka nisur sinjale të forta ndaj Tiranës zyrtare për të frenuar kërkesat.

Zëvendësministri për azil deklaroi një javë më parë tha nëse kërkesat nga Shqipëria do të vazhdojnë, atëherë ai nuk përjashton mundësinë për të penalizuar Shqipërinë duke kërkuar pezullimin e liberalizimit të vizave për shtetasit shqiptarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency