Tiranë/ Gjykata: 5 muaj burg për 26-vjeçares që goditi gjyshen me karrige në kokë

0
178

Ditën e djeshme Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 muaj burg një 26-vjeçare e cila në muajin prill në sherr e sipër goditi me karrige në kokë gjyshen 79-vjeçare. Sipas gjykatës e pandehura Z.D. në ambientet e banesës së saj, ka goditur me karrige druri të moshuarën, teksa në debat ishte e përfshirë edhe nëna e saj. Kështu bëhet me dije se për shkak për pretendimeve të mëparshme për dhunë, e moshuara kishte marrë një urdhër mbrojtjeje, që ndalonte të pandehurën dhe nënën e saj t’i afroheshin më shumë se 3 metra të moshuarës që jetonte në një nga dhomat e banesës.

Sipas Gjykatës, dhunimi i të moshuarës ka ndodhur në një kohë që ajo ishte nën efektin e urdhrit të mbrojtjes. Në përfundim të gjykimit, e pandehura Z.D. u deklarua fajtore për akuzën e “dhunës në familje” dhe “veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe u dënua me 5 muaj e dhjetë ditë burg. “E dëmtuara i ka kërkuar ta linte të qetë. Meqenëse e moshuara nuk ka pranuar të thërrasë vajzën e saj, e pandehura është afruar pranë dhomës ku ajo rri, dhe i ka hapur derën me forcë. E dëmtuara ka dalë nga dhoma e saj në korridor për t’u sqaruar me të pandehurën, ndërsa kjo e fundit ka marrë një karrige që gjendej aty dhe e ka goditur të dëmtuarën me të në krah dhe te këmbët. E dëmtuara ka rënë në tokë dhe me pas ka njoftuar shërbimet e Policisë”, sqarohej në vendimin e gjykatës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency