Importi i mbetjeve sot në Kuvend, priten debate dhe protesta

0
153

Ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” janë në rendin e ditës së seancës se sotme të Kuvendit.

Sipas qeverisë, pr/ligji synon rilejimin e importit për mbetjet e ngurta jo të rrezikshme të listës së gjelbër, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit.

Ky pr/ligj ka shkaktuar reagime të forta ditët e fundit nga shoqëria civile, e cila ka paralajmëruar një protestë sot përpara nisjes së seancës plenare, ndërkohë që priten debate edhe në sallën e Kuvendit.

Krahas këtij pr/ligji, në axhendën e parlamentit është përfshire për votim dhe dekreti i presidentit që ktheu për shqyrtim ligjin “Për masat shtesë së sigurisë publike”.
Para nisjes së seancës, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për miratimin e kalendarit trejavor për ditët në vazhdim.

Dita e sotme ishte planifikuar për votimin e 6 ligjeve të reformës në drejtësi, por procedura është shtyrë për javën e ardhshme, pasi draftet nuk janë ende gati për seancë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency