Berisha thirrje NATO-s të ndërhyjë: “Miniera e floririt” për ISIS në Shqipëri do të jetë kanabisi

0
188

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se miniera e floririt për ekstremistët e Shtetit Islamik do të jetë kanabisi në Shqipëri. Berisha theksoi se NATO duhet të marrë në analizë gjendjen e drogës në vendin tonë, pasi në të kundërt ISIS do jetë financuesi kryesor. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha pohoi se Shqipëria tashmë është shndërruar në Kolumbinë e dikurshme.

“Reagim i trupshëm, i paimagjinueshëm për atë që do të bëjë ky Parlament. Sot unë duhet të jap alarmin, që të shpreh shqetësimin tim më të madh për dramën që është zhytur Shqipëria. Sot, siguria kombëtare është më e kërcënuar se kurrë në historinë e këtij vendi. Shiqipëria, është shndërruar në Kolumbinë e dikshme të Europës. Asgjë nuk e siguron më sigurinë e këtij vendi, sesa kanabisi. Për shkak të kësaj situate, shko mësoja në Gonisht Lahutën atij ti. (i drejtohet Paulin Sterkajt). I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, se miniera e floririt për ISIS do jetë kanabisi në Shqipëri.”, tha Berisha.

Deputeti Berisha vijoi me tej me akuzat ndaj qeverise, qe sipas tij është e lidhur me drogën. Ai vazhdoi më tej me thirrjet ndaj NATO-s dhe BE-së që të ndërhyjnë në Shqipëri. “NATO të marrë në analizë gjendjen e drogës në Shqipëri, sepse ky vend në rast se nuk ndërhyhet me urgjencë në këtë situatë ju garantoj se shumë shpejt do të jetë një financues i terrorizmit ndërkombëtar, ISIS në radhë të parë. I bej thirrje BE, Komisionit Evropian të shqyrtojë çështjen dramatike të drogës në këtë vend. Në Xibrakë ajo ngarkesa që u kap ishte e fundit, dy anije të tjera me ngarkesa kokaine kanë hyrë në Shqipëri. Sigurisht kur janë të lidhurave qeverinë janë të mirëseardhura. Janë të provuara këto që them unë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency