Avokati nuk mbron babain përdhunues: Nuk më lë morali!

0
183

Ashtu siç deklaroi edhe para një jave, avokat Arben Keta ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja e të pandehurit Fatos G., i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 15-vjeçare, fakt ky që u vërtetua shkencërisht nga analiza e ADN-së e kryer nga Policia Shkencore.

Avokati nëpërmjet një deklarate shprehet se nuk do ta mbrojë më Fatos G. për arsye personale. Por, i kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” edhe më herët, avokati ka deklaruar se çështjen e mori në momentet e fundit të hetimeve paraprake, dhe se kur është njohur me dosjen, dhe disa akte shkencore e përjashtonin klientin e tij si autor të kësaj vepre penale.

Avokati deklaroi se pasi e mori çështjen, kishte biseduar me klientin dhe ai e kishte bindur që nuk e kishte kryer këtë veprim. Por që, pas përgjigjes së analizës së ADN-së, ai ka mbetur i shokuar.

Avokati deklaroi se, edhe pse ligji ia jep të drejtën ta mbrojë atë, nuk e lë morali, pasi është një veprim i pafalshëm.

Gjatë seancës gjyqësore prezente ka qenë bashkëshortja e të akuzuarit, e cila duket se nuk beson tek analizat e Policisë Shkencore.

Ajo deklaron për “Gazeta Shqiptare” se mund të ketë një gabim.

Për të parë babain dhe për të ndjekur seancën kishte ardhur djali 11-vjeçar, por për shkak të moshës atij iu desh të priste jashtë sallës së gjykatës.

Fatos G. u kallëzua në polici nga vajza e tij 15- vjeçare F.G. më 18 nëntor të 2015-ës, dhe pas kallëzimit 38-vjeçari u vu në pranga nga policia.

Ai gjithmonë e ka mohuar këtë akuzë, ndërsa pas 3 muajsh, vetë vajza që bëri kallëzimin ka deklaruar edhe në gjykatë që ajo ka gënjyer për të shfryrë inatin pasi babai e rrihte. Sakaq, pas dorëheqjes së avokatit Keta, gjykata i caktoi të pandehurit një avokat kryesisht, por i pandehuri deklaroi se do të flasë me familjen për të marrë një avokat të tij personal. Seanca e radhës do të zhvillohet më 3 tetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency