Mallakastër/ Djalin e lidhin pas pemës, vajzën e kërcënojnë në telefon, arrestohet 41-vjeçari

0
197

Mori peng 18-vjeçarin dhe e lidhi me litar në pyllin e fshatit Kalenjë, me qëllim grabitjen e celularit. Këto kanë qenë veprimet që një 41-vjecar nga Mallakastra me inicialet I.L, ka kryer ndaj një adoleshenti.

Sipas policisë së Mallakastrës, 41-vjeçari e ka lidhur me litar në pyll 18-vjecarin E.Sh, dhe pasi i ka marrë aparatin celular iphone4, është larguar.

Pasi adoleshenti ka bërë denoncimin në polici, uniformat blu kanë shpallur në kërkim 41-vjeçarin i cili akuzohet për “heqje e paligjshme e lirisë” dhe “vjedhje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency