Shpërthen bombola e gazit te “Mine Peza” në katin e 4 të një pallati, nuk ka të lënduar

0
180

Një banesë është shkrumbuar plotësisht nga flakët në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Mine Peza”, në katin e 4 të një pallati ku banesa e shtetasit S. D. është përfshirë nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të  konsiderueshme materiale.
Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje dhe pas disa minutash është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i një bombole të vogël gazi, në ballkonin e banesës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency