Ligji për qeverisjen e organeve të drejtësisë/ Debate në Komision, PD: Po zhbëhet konsensusi 22 korrikut. PS: S’ka devijim nga Kushtetuta

0
137

PD dërgon në Komision 11 vërejtje: Deformim flagrant i Kushtetutës,  Kuvendit i hiqet ekskluziviteti i emërimit

 

Gëzim Saliu

 

Projektligji për qeverisjen e organeve të drejtësisë, i cili është ndër më voluminozët e ligjeve shoqëruese të paketës së reformës, ka sdjellë debate të forta mes palëve politike në vend. Në mbledhjen e djeshme të Komiosionit të posaccëm për reformën në drejtësi, opozita ka akuzaur mazhorancën se përmes këtij ligji po synon të zhbëjë konsensusin e arritur në 22 korrik duke synuar kapjen politike të sistemit. Por depuetetët socialist kanë theksuar se ligji për qeverisjen e organeve të drejtësisë nuk ka sipas tyre asnjë devijim nga Kushtetuta e votuar me unanimitet në Parlament. Ndërkaq PD paraqiti  në komisionin e reformës 11 nene ku sipas saj, Kushtetuta shkelej në mënyrë flagrante. Opozita vlerësoi se me ligjin e paraqitur ka një deformim të Kushtetutës, pasi Kuvendit i hiqet ekskluziviteti i emërimit.

 

Projektligji

Demokratët ngritën dje pretendime në Komision se projektligj po zhbën kushtetutën e miratuar me konsensus në 22 korrik. Pas këtij momenti, deputetët e PD braktisën mbledhjen e komisionit duke akuzuar mazhorancën për kapje politike të sistemit të drejtësisë.  Nënkryetari demokrat i komisionit të reformës, Oerd Bylykbashi, u shpreh para mediave se mazhoranca ka ngritur instrumente për të kontrolluar organet e drejtësisë.  “Dolëm nga mbledhja e komisionit ku shqyrtohet ky ligj shumë i rëndësishëm. Sot debati që i gjatë, thelbësor. Ajo që sapo bëri me nenin e parë, mazhoranca ishte që me votim kërkon që me ligj të zhbëjë kushtetutën miratuar në 22 korrik të këtij viti. Me ligj të kthejë, të fusë në proces ato që konsensusi politik i hoqi filtrat që do të kapnin politikisht kandidatët që i vijnë kuvendit për tu votuar si anëtarë jo gjyqtarë, apo jo prokurorë në KLGj dhe KLP. Pra duan që me ligj, që me mazhorancën e tyrë të zhbëjnë jo vetëm konsensusin politik, por gërmen dhe frymën e nenit kushtetues, në mënyrë të vecantë nenit 147”, pohoi ai. Më tej Bylykbashi theksoi se shumica nëpërmjet instrumentave të saj po kërkon të dërgojë emra të caktuar dhe Kuvendi të jetë vetëm një votues i këtij vullneti politik të kontrolluar. “E miratuan, ne e votuam kundër dhe për rrjedhojë dolën nga komisionit. Me këtë votim sot është e kotë çdo lloj debati përsa kohë thyejnë konsensusin dhe kushtetutën haptazi. Kushtetuta përcakton organet dhe procedurën për zgjedhjen e anëtarëve  jo gjyqtarë dhe jo prokurorë, i famshmi paragrafi 88. Debatin e gjatë dhe ndërhyrjen ndërkombëtare për këtë cështje. Nëpërmjet procedurës së sotme po futin organe që nuk ekzistojnë në kushteutë. I shesin për procedurë, por nuk mund të jenë procedurë mbledhaj e drejtuesve të fakulteteve të Drejtësisë, apo bordi i Dhomës së Avokatisë. Përpiqen ti shesin si procedurë për tu shtuar me ligj, por në fakt po shtojnë organe jo kushtetuese që do të filtrojnë vullnetin e Kuvendit. Kjo është haptazi në kundërshtim me frymën e kushtetutës dhe rrënon në themel konsensusin që coi në miratimin e kushtetutës në 22 korrik. Sigurisht nëse do të ishte respektuar marrëveshja kjo maskaradë nuk do të kishte ndodhur. E bënë të qëllimshme pikërisht për këtë: që me 84 vota apo sado që të kenë të ndryshojnë atë që u arrit në 22 korrik”, deklaroi deputeti demokrat.  Ndërkaq mazhoranca theksoi se me këtë ligji kanë zbatuar gërmë për gërmë nenin 147 pikën 3 të kushtetutës.Opozita është e paqartë në atë çka kërkon sepse ligji që diskutuam sot respekton gërmë për gërmë kushtetutën që kemi miratuar dhe konkretisht nenin 147 pika 3. Në këtë nen është marrë referenca në pikën 16 i opinionit final të Venecias. Në kompzimin e KLGJ dhe KLP anëtarët jo gjyqtare do të zgjidhen nga një proces transparent të baraz larguar nga p olitika dhe flet përt një proces përzgjedhje nga trupave e avokatëve, shoqëra civile dhe një procez gjedhje me një formulë politike. Ky rekomandim ka gjetur zgjidhje nënin 147 pika 3 e kushtetutës”, u shpreh socialisti Ulsi Manja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency