Policia financiare e qytetit të Breshias ka ekzekutuar gjatë natës së shkuar një megaoperacion që ka çuar në sekuestrimin e 5 ton drogë të llojit heronië, kokainë, marijuanë e hashash.
99 persona janë arrestuar e totalisht 196 persona janë vënë nën hetim nga drejtësia italiane.
Personat e arrestuar janë pjesë e 5 organizatave kriminale me degëzime ndërkombëtare që furnizonin me drogë tregun dhe grupet e trafikantëve italianë.
Mes të arrestuarve janë dhe anëtarë të një organizate kriminale shqiptare, e cila kishte lidhje me mafiet italiane Ndragheta, Camorra e Sacra Corona Unita.
Policia italiane ka sekuestruar gjatë këtij operacioni të mira materiale si makina luksoze, barka e para cash në vlerë 1 milionë euro.