Vdekja e nënës dhe foshnjës, ja cfarë përmban dosja hetimore

0
169

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimi për dy mjekë të spitalit “Koço Glozheni”, pasi, në bazë të materialit hetimor të deritanishëm, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Në bazë të veprimeve të deritanishme, të kryera nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se: Ne daten 16.09.2016 rreth ores 05.00 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” eshte konstatuar vdekja e pacientes A. C. dhe e femijes se saj seksi femer. E ndjera A. C., e cila ishte ne muajin e 9 te shtatezanise, eshte paraqitur ne date 15.09.2016 rreth ores 22.30 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” ne gjendje te rende shendetsore e shoqeruar nga te aferm te saj.

Ne vijim, e ndjera eshte vizituar nga mjeket obsteter gjinekolog, personat nen hetim H. K., N. C. e D. D., te cilet, pasi jane konsultuar ndermjet tyre, pavaresishte gjendjes se rende te pacientes, e kane derguar pacienten per nje kontroll ne QSUT per konsulte kardiologu. Pas vizites se bere nga kardiologu, e ndjera eshte derguar ne SU Shefqet Ndroqi, per vleresim nga pneomologu, ku pas vizites eshte derguar perseri ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik, “Koco Glozheni” ne gjendje shume te rende shendetsore. Pas mberritjes ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” rreth ores 04.00 ne gjendje shume te rende shendetesore, e ndjera i eshte nenshtruar ekzaminimeve nga ku ka rezultuar se fetusi( femija) ishte i vdekur. Nga mjeket eshte iniciuar nje nderhyrje kirurgjikale, por shtetasja A. C. ka nderruar jete gjate kesaj nderhyrjeje.

Rreth ores 20.00, date 17.09.2016, Prokuroria e Tiranës nxjerr urdher ndalimi, per shtetasit: H. K., datlindja 1969, D. D., datlindja 1971 Vdekja e nënës shtatzënë, Policia ndalon dy mjekë të maternitetit Policia e Tiranës ka ndaluar ditën e shtunë dy mjekë të maternitetit “Koço Glozheni” për vdekjen e 35-vjeçares shtatzënë.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, pasi dyshohet se 35- vjeçares nuk i është dhënë ndihma mjekësore në kohë. Gjithashtu, Policia thotë se janë konstatuar pakujdesi në mjekim dhe neglizhencë. 35-vjeçarja humbi jetën së bashku me foshnjën pas një sorollatjeje në tre spitale të ndryshme. Mjekët e ndaluar janë Helidon Klosi dhe Dritan Deçka. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1, në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e datës 16.09.2016 në

maternitetin “Koço Gliozheni”, kanë bërë shoqërimin e më pas ekzekutimin e dy Urdhërave të Ndalimit lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së pare Tiranë, ndaj mjekëve: H. K ,47 vjeç dhe D.D,45 vjeç, mjekë primarë të maternitetit “Koço Gliozheni”, pasi më datë 16.09.2016 gjeti vdekjen 35-vjeçarja A. Ç. shtatzënë dhe foshnja e palindur. Ndaj dy mjekëve ishin referuar materialet dhe kishte nisur hetim ne gjendje të lirë për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.”, thuhet ne njoftimin e Policise.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency