Tritan Shehu: Akuzat ndaj mjekëve të nxituara

0
351

TIRANE- Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me vdekjen e dyfishtë në maternitetin ‘Koço Glozheni’. Në mesazhin e tij Shehu thekson se akuza të nxituara po bëhen ndaj personelit mjekësor, në një kohë kur nuk ka folur ende ekspertiza mjeko-ligjore. Ai shtoi se: “Akuzat e parakohshme ndaj personelit tone shëndetësor, si dhe justifikimet po te tilla te drejtuesve, nuk ndihmojnë ne zbardhjen e te vërtetës.”. Ngjarja e rëndë ku humbi jetën Aida Çajka bashkë me foshnjën e saj në bark, ndodhi më 16 shtator

REAGIMI I SHEHUT

Nje vdekje tragjike ne Spitalin Obsterikal-Gjinekologjik ne Tirane. Humben dy jete, nena dhe femija, keqardhje e ngushellime te thella. Lexoj akuza te nxituarra ndaj mjekeve e personelit shendetesor, si dhe justifikime te sforcuara drejtuesish te sistemit! Pa dyshim sistemi i yne shendetesor ka probleme e mangesi madhore, thelbesore keto. Por ne kushtet aktuale duhet pritur pergjigja perfundimtare e sherbimeve te anatomise-patologjike e mjekesise ligjore. Mbi kete baze duhet te kryhet analiza e diskutimi i asaj qe ndodhi nga specialistet obsteter, anesteziste-reanimator, etj. Vetem nepermjet ketij procesi mundet te percaktojme ne se ka qene pakujdesia e personelit, mungesa e pregatitjes profesionale te tij, mungesa e mjeteve diagnostikuese e mjekuese, defektet organizative, apo dicka tjeter shkaktare te fatkeqesise. Akuzat e parakoheshme ndaj personelit tone shendetesor, si dhe justifikimet po te tilla te drejtuesve, nuk ndihmojne ne zbardhjen e te vertetes. Ato thellojne klimen e rende e te pa drejte te krijuar rreth personelit mjekesor, mos besimin ndaj transparences e nuk ndihmojne per permiresimet e domosdoshme te sistemit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency