Analiza 8-mujore e ISSH/ Përfitimet dhe llojet e pensioneve, zbardhet tabela e pagave referuese para vitit 1994

0
265

pagat_referuese_para_1994

tabela_moshes_daljes_pension

 

Më poshtë do të gjeni në tabelat moshën e saktë të daljes në pension sipas kategorive si dhe dokumentacionet që duhet për të përfituar një nga llojet e pensioneve

 

Sejrie Baleta

 

Në ambientet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore është zhvilluar  analiza 8-mujore e punës me drejtorët e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, mbi realizimin e detyrave për periudhën janar – gusht 2016. Gjatë këtij takimi theksi u vu në zbatimin me korrektësi të ndryshimeve në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, të ndryshuar dhe akteve normative në zbatim të tij. U diskutua mbi përgatitjen e dokumentacionit për zbatimin e procedurave të faljes së detyrimeve të ushtarakëve, si dhe të kthimit të lekëve të mbajtura, menjëherë pas miratimit nga KM. Gjithashtu vend të veçantë në diskutimet nga të pranishmit zuri dhe zbatimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave për rastet e periudhave të sigurimeve shoqërore të evidentuara me laps para vitit 1993, si dhe zgjidhjeve të problemeve porsa i përket mangësive në regjistrat e ndërmarrjeve. Në tabelat e mëposhtme janë zbardhur mosha e daljes në pension si për burrat ashtu dhe për gratë dhe nga ana tjetër janë të paraqitura dhe pagat referuese sipas kategorive që e përfitojnë atë para vitit 1994.

 

Pensioni e pleqërisë

Në bazë të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar flitet për kushte e përfitimit të cilat janë:  a)Personat që kanë moshën dhe periudhat e sigurimit, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pleqërisë sipas tabelës së mëposhtme: b)Nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë mbi 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet periudhë sigurimi. Ndërsa nga ana tjetër masa e pensionit të pleqërisë do të jetë:  a) Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social; b) Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributeve; c) Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

 

  1. Pensioni i reduktuar i pleqërisë

Në bazë të ligjit  nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar flitet për kushtet e përfitimit të këtij pensioni të cilat janë: a)Personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension; b)Nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar. Nga ana tjetër masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë do të vlerësohet sipas kritereve të mëposhtme: a) Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. b)Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Për shembull: “Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar)” .

 

  1. Pensioni i plotë i pleqërisë si nënë me shume fëmijë

 

Në bazë të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar vihen në pah kushtet e përfitimit të këtij pensioni të cilat variojnë si më poshtë:  a) Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të plotë të pleqërisë kur: b)Plotësojnë moshën 55 vjeç; c) Kanë 30 vjet periudhë sigurimi; d) Janë tërhequr nga veprimtaria ekonomike; e) Kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur mbi 8 vjeç. Ndërsa masa e pensionit të pleqërisë si nënë me shumë fëmijë do të vlerësohet:  – Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë; – Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, 30 vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social; – Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë kontributeve; – Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

 

Dokumentacioni

Dokumentacioni bazë për përfitimin e pensionit të pleqërisë, pensionit të reduktuar të pleqërisë dhe pensionit të pleqërisë si nënë me shumë fëmije do të jetë: Fotokopje e kartës së identitetit; Certifikatë e gjendjes familjare; certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra); vërtetim nga komuna/bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit; Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin. Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, duhet të paraqitet edhe certifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijët që nuk figurojnë në certifikatën e gjendjes familjare; dy copë fotografi. Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë: libreza e punës; vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj; vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore; vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme); Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj); vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët; Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna). Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe: vërtetim i gjendjes gjyqësore; vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik; vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë; çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qenien në punë.  Dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara: Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994); Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributeve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency