Vrasja e 18-vjeçarit, nëna e tij shpërthen në “FB”: Nëse barbari nuk dënohet, do t’ia marr vetë shpirtin

0
267

Dhimbja e një nëne kur humbet fëmijën nuk mund të përshkruhet me fjalë. Tashmë që i biri nuk është më, nënës së Fabio Hilës, 18-vjeçarit nga Pogradeci që u ekzekutua dy ditë më parë nga bashkëmoshatari i tij, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë që drejtësia të vihet në vend dhe vrasësi të marrë dënimin e merituar. Në një status në faqen e saj në “Facebook”, nëna e Fabios nuk përjashton mundësinë e vetëgjyqësisë, në rast se vrasësi nuk merr dënimin që meriton. 18-vjeçari Fabio Hila u ekzekutua me automatik dy ditë më parë, në një lokal bastesh, pas sherrit për një vajzë me bashkëmoshatarin e tij Fabio Mucollari.

Statusi i plote në FB

 

Une jam nje nene si nenat tuaja.. qe mu fik drita e syve te vetmin djale qe kisha ne moshen kur endrrat zebe pjesen me te madhe be jeten e nje femije te nje adoleshenti. Por dora mizire e kriminelit ja mori shpirtin engjellit tim e vrau mizorisht me plumb ne zemer dhe per cfare. Per nje fjale goje mua mu shua jeta e engjellit tim. Nese ju si shtet si polici si qeveri nuk i jepni denimin qe meriton ketij barbari kanibali cnjerezori dge qe kam besim qe do ta beni, une nena e tij i premtova para arkivolit qe do tja marr shpirtin ashtu si ai beri me femijen dhe engjellin tim te vetem . Jeni baballare keni femije jeni nena e dini sh mire cdo te thote femije dhe duhet te marre fund nxjerrja e vrasesve me nje raport si i paafte mendor o me nje gjykim si minoren…vrasesi eshte dhe mbetet i tille. Ndaj ju bej thirrje qe te vendosni drejtesi per engjellin tim qe vetem buzeqeshje dhe miresi u dhuronte te gjitheve. Duhet te kete shtet qe mos kete me vetegjygjesi ! Ky eshte apeli i nje nene qe do drejtesi per driten e vetme qe u shua dhe qe jeton vetem per te vene ne vend gjakun e djalit , engjellit , ajrit , jetes !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency