Nis takimi mes negociatorëve të PS-së dhe LSI-së për ligjin e kamerave te sigurisë

0
225

Sërish negociata mes PS-së dhe LSI-së, kësaj radhe jo për reformën në drejtësi, por për nismën e Ministrisë së Brendshme për kamerat shtesë të sigurisë. Një ditë pas mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ku u diskutua mbi dekretin e presidentit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me aleatin qeverisës për vendosjen e detyrueshme të kamerave të sigurisë, ka nisur tashmë në Kryesinë e Kuvendit takimi mes negociatorëve të PS-së dhe atyre të LSI-së. Konkretisht, në takimin i cili ka nisur prej pak minutash marrin pjesë nga PS-ja ministri Saimir Tahiri dhe deputeti Piro Lutaj, ndërsa nga LSI-ja janë kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho.

Rezervat lëvizja socialiste mbi ligjin që detyron vendosjen e kamerave të sigurisë në godina publike dhe private, nuk i ka fshehur asnjëherë edhe gjatë diskutimit të nismës në komisionin e sigurisë, para se Presidenti të kthente mbrapsht ligjin si antikushtetues.

Pikërisht rrëzimi i dekretit dhe lënia në fuqi e ligjit u shty për 6 muaj rresht deri sa PS dhe LSI të gjenin gjuhën e përbashkët.

Edhe në seancën e kaluar plenare për shkak të kësaj dakordësie nuk u arrit që ky dekret të hidhej në votë.

Për të gjetur një zgjidhje është rënë dakord që pas negociatave komisioni i sigurisë të paraqesë në seancë plenare një reflektim mbi vërejtjet e LSI-së për ligjin e kamerave.

Forca e drejtuar nga Ilir meta ka pasur rezerva mbi faturën financiare të ligjit për buxhetin e shtetit por dhe financat e bizneseve private.

Po ashtu kjo nismë sipas saj cënon privatësinë. Të mërkurën e kaluar pikërisht për këtë cështje pati një takim kokë më kokë mes Ilir Metës dhe Saimir Tahiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency