Rama në kryeministri me maturantët fitues, jashtë protesta e jo fituesve

0
153

Kryeministri Edi Rama mblodhi maturantët fitues nga sistemi i ri i pranimit në Universitet në një takim që po zhvillohet në kryeministri.

Duke e quajtur shumë të vonuar por të domosdoshme, Rama mbrojti me forcë reformën dhe sistemin e ri të pranimit në Universitete si sistem me “integritet të plotë dhe ndershmëri shumë të lartë që shemb sistemin e penalizimit të ekselentëve”

Edi Rama:    “Ju që jeni ekslentë jeni këtu. Kemi nisur shumë mirë. Shembëm shtesat, një farsë e paimagjinueshme. “Hera e parë që më të mirët janë privilegjuar”

Rama degjo

Ndërkohë jashtë kryeministrisë një grup maturantësh protestojnë kundër sistemit të pranimit në Universitete duke e quajtur të padrejtë. Zërat e protestës dëgjohen brenda në kryeministri dhe Rama thotë:  ” E morën vesh që ju jeni këtu, vijnë bërtasin dhe nuk dinë për çfarë bërtasin, çfarë thonë, çfarë kërkojnë. Në vend që të shikojnë dhe të studiojnë të gjithë skemën dhe të marrin atë që mendojnë që meritojnë, rrinë në rrugë dhe bërtasin. Sikur të ishin vetëm këta do ta zgjidhnim por s’janë vetëm këta që bërtasin dhe këta janë më të pafajshmit sepse jua çorodisin mendjen të tjerët”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency