Sot kremtohet Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë

0
146

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit. Në mesazhin e tij, numri një i myslimanëve thekson se “kjo është një festë që i përket gjithë njerëzimit, prandaj le të ndajmë me nevojtarët mirësitë materiale e shpirtërore”. “Të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pareshtur për mbarë njerëzimin; të lutemi e të festojmë të bashkuar dhe të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë, vlerësimit ndaj njëri-tjetrit dhe ndihmës reciproke”, vazhdon më tej urimi.

 

Programi i Kurban Bajramit

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Kurban Bajramit, sot me 12 shtator 2016, do të falet në orën 07:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish -Hotel Dajtit, Tiranë. Para faljes së namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet një ceremoni me lexim kur’ani, ligjërata, përshëndetje.

05:30 – Namazi i Sabahut  (Falja)

05:45 – Kuran

06:30 – Hapja

06:35 – Lexim Kurani – Imami i Xhamisë së Selitës , Adnand Merja.

06:40 – Falja e  kryetarit të KMSH-së, Skënder Bruçaj.

06:45 – Ligjëratë –Elvis Naçi.

07:00 – Falja e Namazit të Bajramit.

07:10 – Hybeja e Bajramit  – Myftiu i  Tiranes, Ylli Gurra.

07:20 – Ilahi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency