Pogradec/ Konfliktohen kushërinjtë, plagoset rëndë 50-vjeçari

0
156

Një konflikt mes 2 kushërinjve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Pogradecit. Konflikti mes tyre ka degjeneruar në dhunë fizike. Kështu bëhet me dije se 50-vjeçari G.F nga fshati Beragozhd është qëlluar me sende të forta në kokë nga kushëriri i tij 35-vjeçari B.F. Menjëherë pas ngjarjes është dërguar në spitalin e Pogradecit për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Ndërsa pas marrjes së ndihmës mjekësore në spitalin e Pogradecit, i plagosur është dërguar në kryeqytet për mjekim më të specializuar, pasi plagët e marra janë serioze. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja është konfirmuar dhe nga policia e cila nëpërmjet një deklarate për shtyp ka deklaruar: “Në datë 11.09.2016, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit, është paraqitur shtetasi G.F, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Beragozhdë, i dëmtuar në kokë, me sende të forta. Nga hetimet e para, dyshohet se shtetasi i mësipërm pas një konflikti për motive të dobëta, me kushëririn e tij, shtetasin B.F, rreth 35 vjeç, është goditur me sende të forta në kokë, nga ky i fundit.  Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje. Pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin e Pogradecit, shtetasi G.F, u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency