Zgjedhjet në Dibër, Kryetari i KZAZ 19: Numërimi nis në mesnatë

0
232

Kryetari i KZAZ 19 në Dibër, Fadil Begu në një intervistë për Ora News tha se procesi i numërimit pritet të fillojë në mesnatë, pasi të mbërrijnë të gjitha kutitë. Begu tha se me përjashtim të dy incidenteve të vogla jashtë QV, procesi ka vijuar normalisht.

Begu: Deri tani procesi ka ecur normalisht. Nuk kemi pasur probleme. Nuk kemi problem në asnjë prej qendrat e votimit. Procesi vijon normalisht. Presim që zgjedhësit të vazhdojnë më intesivisht me votimin. Në disa qendra në Maqellarë ka pasur disa probleme konkrete. Pjesëmarrja ka qenë e mirë. Në qytet pjesëmarrja po shkon afërsisht 50%. Nuk mund të flasim për shtyrje të orarit zyrtar. Mund të shtyhet vetëm në qendrat ku ka votues. Nuk kemi pasur probleme që lidhen me procesin. Dy rastet që kemi pasur kanë qenë jashtë qëndrave të votimit.  Mendojmë që do fillojmë të numërojë pasi të vijë edhe kutia e fundit. Më larg është Lura që mendojmë se kutitë do vijnë rreth orës 23:00  Shpresoj që rreth orës 24:00 do të fillojë numërimi pa shkëputje./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency