Mediat britanike: Mafia shqiptare kontrollon gjithçka, po shet pije vdekjeprurëse në Greqi, rasti i turistes angleze 20-vjeçare u verbua

0
284

Grupet shqiptare mafioze fshihen prapa shitjes së pijeve alkoolike vdekjeprurëse ne Greqi.

Ky është përfundimi i arritur nga investigimi i medias britanike ‘Sunday People’, që i referohet rastit të një 20-vjeçareje britanike që mbeti e verbër pasi konsumoi alkool në një lokal nate.

Sipas investigimit, gazeta britanike thotë se mafiozët shqiptarë kontrollojnë gjithçka dhe sekreti qëndron në shitjen e pijeve alkoolike me çmim shumë të lirë. Ajo merr si shembull çmimet e kokteileve, që kushtojnë 6 Euro dhe nga shqiptarët shitet për 2 Euro.

“Pijet janë më të lira për shkak se këto pije importohen nga Bullgaria. Ato janë më të lira dhe në këtë mënyrë fitojnë më shumë nga shitja e tyre. Bandat e shqiptarëve kanë bashkëpunëtorë në Bullgari dhe pijet alkoolike i prodhojnë në disa punishte të fshehura nëpër shtëpi. Më pas i shesin për turistët. Ata përdorin një substancë toksike që është shumë e rrezikshme”, shkruhet në artikull.

Informatori i gazetës britanike thotë se mafia shqiptare ka rritur kontrollin e saj në ishullin Zante 4 vitet e fundit pas krizës financiare greke, duke përfshirë furnizimin me alkool të lokaleve t natës, tregtinë e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency