Kryetari i KZAZ 19: Numurimi pritet të mbarojë nesër pasdite

0
233

Kryetari i KZAZ 19 në Dibër, Fadil Begu tha se nesër pasdite pritet të ketë përfunduar procesi i numërimit për kryetarin e bashkisë në Dibër.

Fadil Begu: Procesi i votimi u mbyll në orën 19:00. Kryesisht pa probleme. Tani kemi filluar procesin e marrjes në dorëzim të kutive të votimit. Shpresojmë që rreth orës 23:00 të kemi marrë në dorëzim kutitë. Do të na duhen rreth 1 orë për të përgatitur vendimin për numërimin dhe rreth orës 24:00 do të fillojmë numërimin. Numërimi do të bëhet në 8 tavolina. I kemi përgatitur dhe 8 grupet e reserve dhe shpresojmë që nesër pas dite të përfundojmë./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency