Meta mbledh kryesinë e LSI-së. Malaj:Do i japim zgjidhje problemeve me udhëzimin e ri

0
138

Në kryesinë e kuvendit po zhvillohet një takim mes kryeparlamentarit Ilir Meta dhe disa prej anëtarëve të kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nora Malaj, Shezai Rrokaj, Kejdi Mehmetaj, Viktor Tushaj, Endrit Brahimllari janë disa nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje e cila në fokus ka maturantët.

Takimi mbahet për të koordinuar një qëndrim mbi maturën shtetërore.

Pas këtij takimi Nora Malaj, zëvendës ministrja e arsimit është shprehur se të gjitha problemet do të zgjidhen në mënyrë që askush të mos ketë asnjë penalitet.

Sipas saj do të ketë një rregullim të udhëzimit në mënyrë që të ketë një realizim sa më të mirë të precesit transparent bazuar në sistemin e meritë preferencë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency