Horoskopi 9 Shtator 2016

0
419

Dashi (21 mars- 19 prill)

Sot është një nga ato ditët që doni ta kaloni në bibliotekë, të zhytyr mes librave tuaj të preferuar. Jeni gjithmonë në kërkim të zhvillimit intelektual dhe kjo është një prej cilësive tuaja më të mira. Sado tërheqëse mund tju duken gjërat që ju mësoni, mos harroni të merreni dhe me çështjet e punës.

Demi (20 prill- 19 maj)

Sot do të jetë një ditë e vështirë nga ana emocionale. Disa ndjenja të vjetra, të cilat mendonit se i kishit lënë pas, do të rikthehen. Do e keni të vështirë ti proçesoni, kështu që tregohuni të kujdesshëm, pasi situata të tilla mund tju shkaktojnë një gjëndje emocionale të rënduar. Mundohuni ti shmangni sa më shumë.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Sot doni të merreni me anën tuaj artistike, kështu që filloni të praktikoni talentin tuaj. Do të keni mundësi që të gjeni kohë të lirë , pavarësisht obligimeve tuaja të përditshme. Dëgjoni atë që ju thotë zemra dhe shprehni atë që ndjeni nëpërmjet artit.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Sot do të ndjeheni pak të mërzitur, pasi do ju vijnë ndërmend disa kujtime jo fort të mira. Kohët e fundit keni rifituar vetëbesimin, por ditë si kjo e sotmja, ju bëjnë ta vini përsëri në pikëpyetje. Kjo do ndikojë në marrëdhëniet tuaja me kolegët apo miqtë, por mos u shqetësoni pasi janë gjëra që shumë shpejt rregullohen.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Sot duhet të jeni shumë gjakftohtë, pasi mund të irritoheni në punë për shkak të problemeve të vazhdueshme. Keni nevojë që të ruani rolin e udhëheqësit/es dhe të mbani të hapur komunikimin me kolegët. Është shumë e rëndësishme që të kontrolloni emocionet, pasi nuk do donit që të nxirrni fjalë, për të cilat mund të pendoheni më vonë.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Jeni ende duke u marrë me disa çështje të pazgjidhura, të cilat po ju pengojnë të përqëndroheni në punë. Tregohuni pak të kujdesshëm, sidomos në çështjet financiare. Nuk do dëshironit të ndodheshit në vështirësi dhe të kërkonit ndihmë nga të tjerët. Megjithatë, mos lejoni që kto probleme tju ndikojnë në rutinën e ditës.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Keni kohë që keni rënë në qetësi, por sot është dita që të ngriheni dhe të bëni diçka ndryshe. Largoni çdo mendim negativ dhe përqëndrohuni tek gjërat e bukura në jetën tuaj. Nëse zgjoheni me energji dhe optimizëm, keni mundësi të arrini shumë gjatë ditës.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Disa çështje familjare, do ju pengojnë që të merrni pjesë në një aktivitet me miqtë, të ciliën kishit kohë që e planifikonit. Mundohuni të jeni të kuptueshëm dhe ofroni mbështetjen tuaj. Do të keni mundësi që të zgjidhni këto çështje dhe më vonë të takoheni me miqtë. Nuk duhet të harroni prioritetet tuaja.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Do të ndjeheni pak të tensionuar, pasi ju dhe partneri/ja juaj po përballeni me disa probleme financiare. Duhet të shtyni për më vonë disa blerje apo investime që kishit menduar ti bëni, derisa të merrni veten. Lajmi i mirë është që situata të tilla, ju bëjnë të kuptoni sesa e fortë është realisht marrëdhënia juaj dhe nëse jeni duke ecur në të njëjtin drejtim.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Sot do keni mundësi të shfrytëzoni talentet tuaja artistike, të cilat kanë qëndruar ne qetësi për shumë kohë. Do bëheni pjesë e një aktiviteti, ku mund të shpreheni lirisht dhe të tregoni shpirtin tuaj artistik. Do keni mbështetjen e të gjithë njerëzve më të dashur dhe mos lejoni që tju pengojnë emocionet.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Mund të jeni duke rimenduar disa plane të bëra më parë, ndoshta një udhëtim me miqtë tuaj. Nëse keni shqetësime financiare, mos anulloni çdo gjë. Keni ende mundësi të kurseni dhe të kontrolloni shpenzimet e panevojshme. Shtyjeni udhëtimin për më vonë, por mos hiqni dorë plotësisht, pasi keni nevojë për argëtim.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Dita e sotme do të jetë pak e trazuar. Mund të ndjeheni pak konfuzë në lidhje me disa keqkuptime që keni pasur me mikun/mikeshën tuaj apo në lidhje me disa çështje financiare që po përpiqeni ti zgjidhni. Gjithashtu, jeni ftuar të bëheni pjesë e një projekti të ri dhe gjëja më e mirë, do të ishte ta pranonit ftesën. Mos lejoni tju ikin mundësi të tilla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency