Edi Rama për Dibrën ska bërë asgjë, i pranon “mrekullitë” e veta

0
231

“Unë s’kam bërë ndonjë mrekulli për Dibrëm, sepse s’kam bërë mrekulli as për ndonjë vend tjetër”. Kështu iu drejtua Edi Rama sot dibranëve në mitingun përmbyllës të PS. Kjo sentencë, ashtu si gjithë fjalimi i tij, pasti një qëllim të vetëm: shmangien e përgjegjësisë dhe kritikave se përse e ka diskriminuar Dibrën me fonde e investime, përse nuk e bëri rrugën e Arbrit që e ka premtuar në 3 fushata elektorale. Por ndryshe nga sa ka bërë me Korçën, Lushnjën, Librazhdin, Vlorën, Durrësin, Elbasanin, etj, të gjitha bashki të drejtuara nga socialistët, në Dibër ai nuk e çoi asnjëherë “rilindjen urbane”. Tani para fushatës hapi një tender për bulevardin, që PD thotë se e ka fituar Sadri Abazi, deputeti i PS. Rama e di që Dibrën e ka lënë pa investime. Provë është rruga që ai bëri vetë për të shkuar në mitingun përmbyllës, si rrugë Afganistani. Për këtë arsye u shfajësua, duke ia lënë sërish fajin “Saliut”. “Pse nuk i filluam ne më parë, por pas 2015 rilindjen urbane. Sepse ai kryetari i bashkisë nuk solli asnjë projekt nuk trokiti kurrë pë të kërkuar mbështejte. Kjo është arsyeja”, tha ai. Kështu i tha edhe Voltana Ademit në Shkodër, por ajo e përgënjeshtroi, duke thënë se projektet e saj nuk ishin marrë asnjëherë në konsideratë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency