IEVP Fier kërkesë bashkisë të lirojë hyrjen e Gjykatës: Rrezikohet transportimi i të burgosurve

0
151

Drejtoria e Burgut të Fierit dhe ajo e Policisë, i kanë kërkuar Bashkisë Fier ndërhyrje urgjente për të liruar nga ndërtimet pa leje rrugën që të çon për në godinën e Gjykatës së Shkallës së Parë. Drejtori i Burgut të Fierit, Arjan Hasani, i kontaktuar nga “News24” thotë se për shkak të gjendjes aktuale të territorit dhe rrugës që të çon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, është tepër e rrezikshme për këtë institucion që të bëjë transportimin e të burgosurve drejt Gjykatës.

E gjithë kjo sipas tij lidhet me ambientet e ngushta të territorit pranë Gjykatës, për shkak të ndërtimeve pa kriter apo edhe parkimeve të gabuara të automjeteve, gjë e cila mund të krijojë pse jo edhe mundësinë për arratisje të të burgosurve. Hasani ka shtuar se në kushtet aktuale është e pamundur që bëhet transportimi i të burgosurve drejt Gjykatës. Edhe drejtori i Policisë së Fierit, Neritan Nallbati, pohon se shoqërimi drejt Gjykatës i të arrestuarve është tepër i rrezikshëm për shkak të kushteve që ekzistojnë pranë këtij institucioni. Ai ka kërkuar nga ana e Bashkisë që të merren masa urgjente në lidhje me rastin në fjalë. Të interesuar pranë Bashkisë Fier në lidhje me kërkesat e sipërpërmendura, “News 24” ka mësuar se ato kanë shkuar pranë këtij institucioni dhe po bëhen të gjitha verifikimet e mundeshe për t’i dhënë zgjidhje problemit. Burime brenda këtij institucioni bëjnë me dije se pronarëve të këtyre objekteve i është kërkuar lirimi i ambjenteve, pasi ndaj tyre do të ekzekutohet masa e prishjes, duke krijuar kështu hapësira të bollshme dhe të nevojshme për institucionit e Gjykatë së Shkallës së Parë Fier.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency