Flet eksperti i arsimit për situatën kaotike: Ja pse dolën humbës, maturantët me mesatare mbi 9

0
306

Situata me maturantët në prag të nisjes së vitit akademik, e ka gjetur Ministrinë nën akuzat e rënda të maturantëve. Për të shpjeguar situatën, një nga ekspertët e arsimit në vend, Fatmir Vejsiu, ka publikuar sot në rrjetet sociale, shkaqet, pse maturantët me mesatare mbi 9 humbën më shumë se 25% të pikëve në këtë vit akademik.

“Maturanti i renditur i 620 që ka patur mesatare 9.19 ka humbur më shumë sesa 25% të pikëve sepse në shtator 2015 ai nuk e dinte që në janar 2016 do të dilte nëj vendim i senatit të Universitetit të Tiranës ku do të thuhej se kandidatët për këtë degë duhet të kenë zgjedhur si lëndë preferenciale domosdoshmërisht edhe Sociologjinë dhe Filozofinë dhe Psikologjinë dhe Histori Arti dhe Histori Muzike. Senati paska përcaktuar si lëndë të parë preferenciale Historinë e Artit. Harrojnë se ajo zhvillohet kur shkolla nuk mundëson realizimin e lëndës ARTE dhe për këtë maturanti penalizohet me 5% të pikëve?! Sa turp!!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency