Qipro/ Shtyhet gjyqi për 6 të arrestuarit që ndihmuan vrasësit shqiptar

0
243

Gjykata e Krimeve të Rënda në Qipro ka shtyrë për më 19 shtator gjyqin për 6 të arrestuarit e akuzuar se kanë ndihmuar dy vrasësit shqiptarë që ekzekutuan biznesmenin qipriot rreth dy muaj më parë. Të arrestuarit janë 4 burra dhe 2 gra të akuzuar për tentativë vrasje, konspiracion për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje, zjarrvënie, posedim të paligjshëm të eksplozivëve etj. Gjashtë të pandehurit, mes të cilëve asnjëri shqiptar, janë arrestuar gjatë hetimeve të policisë qipriotë për gjetjen dhe kapjen e vrasësit shqiptar Aleks Burreli, i cili u arratis pas krimit, kurse shqiptari i dytë mbeti i vdekur natën e atentatit gjatë shkëmbimit të zjarrit. Në seancën e 19 shtatorit, akuza do të paraqesë rolin e 6 të pandehurve, se si kanë vepruar dhe bashkëpunuar me dy shqiptarët, ekzekutorë të biznesmenit qipriot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency