12 vjet nga themelimi, LSI gjithmonë në shërbim të komunitetit

0
243

Si sot 12 vite më parë u krijua një forcë e re politike, Lëvizja Socialiste për Integrim e kthyer në forcën e tretë politike më të rëndësishme në vend. LSI u themelia në vitin 2004 nga Ilir Meta, i cili vijon të jetë dhe sot kryetar.

Për të përkujtuar ditën e themelimit, do të organizohen veprimtari në të gjithë vendin, pasi sot LSI ka vendosur të jetë në shërbim të komunitetit.

Mësohet se figurat më kryesore të kësaj force do shpërndahen në disa qytete. Kështu vetë kreu i LSI-së, Meta do të jetë në Tiranë, Luan Rama në Berat, Petrit Vasili në Lushnje dhe Fier, Klajda Gjosha ne Pogradec, Edmond Haxhinasto në Elbasan dhe Lefter Koka në Durrës.

Mësohet se kryetari i LSI, z.Meta do të marrë pjesë në një aktivitet social me rastin e 12 vjetorit të LSI tek shkolla 9-vjeçare Farkë e Vogël.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency