Matura/ Kule: Mos u pezamtoni, ka ende kuota të lira për fazën tjetër

0
151

Lista e fazës së parë të fituesve të maturantëve për vazhdimin e studimeve të larta është shpallur këtë të hënë.

Të gjithë maturantët mund të shohin online në fakultetet ku kanë konkurruar për të parë nëse janë fitues ose jo.

Dekani i fakultet të ekonomisë Dhori Kule dha shpresë për maturantët që nuk shohin të dhënat e tyre në fazën e parë,  të presin fazën pasardhëse.

Kule: Të gjithë maturantët që nuk e shohin veten tek lista e fituesve duhet të mos pezmatohen sepse mesazhi pozitiv është ky; duke qenë se konkurrojnë në shumë degë, vetëm brenda grupit të konkurrenteve në Fakultetin e Ekonomisë, në qoftë se ata fitues regjistrohen të gjithë, mbeten 352 kuota të paplotësuara.

 

Regjistrimet, përveçse online, duhet të bëhen edhe fizikisht pranë fakulteteve për të shmangur problemet me të dhënat. Shans për të vazhduar studimet e larta kanë dhe maturantët, të cilët po i nënshtrohen testimeve të vjeshtës./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here