Hetimet përfundojnë, ja si mbeti i vdekur efektivi i policisë

0
174

Një veprim i gabuar i zv.komandantit të FNSH-së ka çuar në rrezikimin e jetës së punonjësve të policisë gjatë operacionit për arrestimin e David Qosjes, ku mbeti i vrarë efektivi Ardian Kodra.

Është ky konkluzioni ku ka arritur gjatë hetimeve të deritanishme, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për David Qosjen, për veprën penale të “vrasjes së punonjësit të policisë”.

Nga veprimet hetimore te deritanishme rezulton se:

Më datë 02.09.2016 rreth orës 11.50  shërbimet e policisë pranë Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë marrë një njoftim se shtetasi David Qosaj ka dalë nga banesa  dhe ka qëlluar me automatik.

Pasi është vlerësuar situata si problematike,shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga ata të FNSH Shkodër, të organizuar dhe me dy blinda janë nisur drejtë vendit ku dhe pretendohej se po qëllohej.

Pasi kanë arritur në fshatin Torovicë ata kanë konfirmuar situatën e raportuar.

Pasi është organizuar lëvizja e trupave, mjeti tip blind në të cilin ndodheshin shtetasit T.  T., si zëvendëskomandant, viktima Ardian Kodra drejtues mjeti, si dhe punonjësit e policisë E. B., dhe V.T., ka qenë duke lëvizur në drejtimin Veri-Jug duke pasur banesën e të dyshuarit ne krah të djathtë dhe pasi ka kaluar disa metra atë është kthyer tashmë në drejtimin Jug-Veri, me banesën tashmë në krahun e majtë një një distancë fare të afërt me të.

Për shkak të gjeografisë së terrenit, udhëheqësit e operacionit kanë orientuar drejtuesin e blindit të spostohej disa metra me tutje për të pasur një fushë pamje më të plotë të objekti (banesa e David Qosajt) dhe pas kësaj ai është pozicionuar përfundimisht në një distancë optimale nga ku mund të shiheshin dhe lëvizjet e personit të dyshuar.

Duke qenë se tashme pjesa ballore e objektit ishte nën kontroll, por nuk ishte siguruar plotësisht perimetri i banesës së të dyshuarit, një grup punonjësish të policisë kanë lëvizur në drejtim të pjesës së pasme të objektit, ndërkohë që V. T., dhe E. B., kanë dalë nga blindi nga ana e djathtë e tij dhe janë pozicionuar pas tij në pritje të zhvillimit të mëtejshëm të situatës.

Pas pak sekondash është parë drejtuesi i blindit, viktima Ardian Kodra i cili ka dalë nga mjeti dhe është pozicionuar thuajse përballë banesës prapa një peme e cila ndodhej fare pranë shtëpisë dhe i ka thënë shokëve të tij se është qëlluar dhe blindi. Po në këtë moment, Ardiani, me armë në dorë ka thërritur emrin e të dyshuarit David dhe pas kësaj janë dëgjuar përsëri breshërima armësh dhe dikush nga një pozicion tjetër ju ka thënë se “është vrarë Ardiani”.

Ai është marrë me mjet te blinduar dhe është dërguar pranë spitalit por me gjithë ndihmën e dhenë ai ka ndërruar jetë.

Pas kësaj janë intensifikuar veprimet si për negocimin me të dyshuarin ashtu dhe ato përgatitore për neutralizimin e tij dhe pas disa orësh është bërë e mundur kapja e këtij të dyshuari së bashku me armën mjet e krimi.

Nga dinamika e zhvillimit të ngjarjes, pozicionimi i forcave policore në raport me banesën dhe vendqëndrimin e të dyshuarit, qitjet e këtij të fundit, dëmet e shkaktuara në mjetin blind të shërbimeve policore rezulton se krahas faktit tashmë të qartë se këto qitje kanë marrë jetën e Ardian Kodrës, ata në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë rrezikuar dhe jetën e punonjësve të tjerë të policisë të ndodhur pas mjetit blindi në momentin e qëllimit ndaj tij, e konkretisht atë të shtetasve V. T., dhe E. B.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here