“The Guardian”: Prishtina e Tirana, qytetet e vogla të mrekullueshme evropiane, ja vlen të shkoni

0
140

Mediumi i fuqishëm britanik, “The Guardian”, ka përpiluar një listë të qyteteve të vogla evropiane të mrekullueshme për të kaluar një pushim.

Këto qytete të vogla, sipas Guardianit, mund të mos jenë të pasura kulturalisht sikurse qytetet e mëdha evropiane – por është pikërisht ky qëllimi që duhen vizituar ato. Të gjitha këto qytete janë të mbushura me ngjyra lokale, por ku mund të shkoni edhe me avio-kompani buxhetore. Të përkryera për një pushim fundjave.

Në mesin e këtyre qyteteve, përveç Kotorit, Pulës e Ohrit, janë edhe dy kryeqytetet shqiptare, Prishtina dhe Tirana.

Përshkrimi për Prishtinën:

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, nuk është se ofron diçka të jashtëzakonshme për turistë, përveç statujës së Bill Clintonit që konsiderohet si atraksioni kryesor. Por, muzeu etnografik është një prej lokacioneve që ia vlen të vizitohet pa dyshim.

Janë edhe disa rrugë të këndshme të ngushta e lagje tradicionale turke për t’u parë. Por ky qytet më shumë njihet për bollëkun dhe energjinë e një shteti krejtësisht të ri që po ngrihet në këmbë. Kafeja është e mrekullueshme – Prishtina pretendon ta ketë makiaton më të mirë në botë – dhe kuzhina është shumë shqiptare. Por, me prezencën e madhe të OKB-së e BE-së, pa dyshim se ka edhe restorante, bare e klube nate të zhurmshme.

Për ushqim tradicional, provojeni restorantin “Liburnia” në një shtëpi të vjetër turke. Për akomodim, hosteli Han (shtretërit kushtojnë nga 12 euro) dhe ka një staf të mrekullueshëm dhe lokacion qendror. Jashtë qytetit, parku i Gërmisë është një vend i mirë për të shijuar shëtitje në mal, një pishinë të hapur dhe restorante.

Përshkrimi për Tiranën:

Tirana argëtuese, kumbuese e shumëngjyrëshe? Një qytet që ka kaluar pothuajse 50 vjet në izolim të plotë, më i izoluar se Pheniani, me siguri se mendoni që është i zymtë dhe depresiv. Por jo. Tirana doli nga zymtësia më 1992 e armatosur deri në dhëmbë, por tani gjithçka është ndryshe. Ndikimet osmane, italiane, islamike, staliniste e kapitaliste janë të kombinuara në një vend, të veshura me ngjyra të ndezura. Si pasojë, qyteti mund të ju ngjajë si një kuti shumëngjyrëshe nëse ngjiteni në malin e Dajtit (vend i mirë për atletikë).

Zemra e jetës së natës është Blloku, një zonë që më parë ka qenë e rezervuar për zyrtarë të lartë partiakë, e tani e shndërruar në enklavë plotë gjallëri me restorante e bare. Megjithatë, mund të gjeni edhe nostalgji komuniste dhe ushqim e pije lokale: kafeja është e shkëlqyeshme dhe mos i humbisni specialet e rrugës, byrekun dhe sufllaqet. Një kafene e mrekullueshme është E7E, ndërsa për akomodim buxhetor, provojeni “Tirana Backpackers” (shtrati kushton nga 10 euro).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here