Kakavijë/ Sekuestrohen 25.7 kg kanabis në autobusin e linjës Shkodër -Athinë, 2 në pranga

0
169

Dy shoferë autobusi të nisur nga Shkodra drejt Athinës janë vënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Kakavijë  pasi iu gjetën sasi lënde narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit në vijën e dytë, të ushtruar në autobusin e linjës Shkodër -Athinë me targa ITM 8162 që drejtohej nga Angjelin Suta, 39 vjeç, banues Lezhë dhe

Anastas Naska, 47 vjeç, banues në Ura Vajgurore, Berat, kanë evidentuar disa pako të dyshimta të mbështjella me natriban ,të cilat ishin të fshehura në një vend të përshtatur mbi gomat e pasme.

Menjëherë kanë bërë bllokimin e autobusit, duke njoftuar grupin hetimor dhe specialistët për narkotikët. Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, u gjetën të fshehura në këtë vend të përshtatur 40 pako të mbështjella me natriban me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, me peshë totale 25 kg e 700 gr.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe u sekuestrua dhe autobusi. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesve të autobusit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve i kryer në bashkëpunim”.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here