Njohja e pronësisë/ Kërkesat për kompensim fizik dhe financiar, afatet dhe ditët kur merrni përgjigje

0
220

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Hipoteka Tiranë mbi 120 aplikime që ditën e parë

 

Sejrie Baleta

 

 

Afro 120 qytetarë kanë aplikuar për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme pranë Hipotekës Tiranë, vetëm në ditën e parë të nisjes së këtij procesi. Vendimi i fundit i miratuar nga qeveria për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme që u jep mundësi qytetarëve që deri në datën 28 Shkurt të paguajnë vetëm 2% të diferencës mes çmimit me të cilin është blerë një apartament apo një pronë tjetër e paluajtshme dhe atij me të cilin do ta shesin atë, nga 15 % që ishte më parë. Për këtë arsye qytetarët kanë vërshuar në zyrat e hipotekave për të përfituar nga kjo mundësi. Drejtoresha e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë , Lediana Bardhi tha se fluksi  pritet të jetë i lartë, por që janë marrë të gjitha masat për ta përballuar. Por sa kohë u duhet qytetarëve për të bërë rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe çfarë duhet të bëjnë. Sipas llogaritjeve të bëra nga hipoteka e kryeqytetit, pritet që të përfitojnë nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme afro 33 mijë pasuri të reja kryesisht legalizime dhe pallate, pa llogaritur pasuritë e tjera të vjetra.

 

Kompensimi i pronës

 

Me anë të një njoftimi të bërë publik për media nga Agjencia  e Trajtimit të Pronës, bëhen të ditur hapat të cilat do të ndjekin personat të cilat paraqitem për të bërë një kërkesë për njohjen e pronësisë dhe kompensimin financiarë dhe fizik të sajë. Sipas ATP-së personat duhet të paraqiten çdo të mërkurë nga ora 08:00-16:30 pranë Sektorit të Shqyrtimit të Kërkesave për Njohje Pronësie, pasi te kenë të plotësuara të gjitha dokumentacionet.  Në zbatim të Ligjit Nr. 133, dt 05.12.2015, “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”, VKM-së nr. 221, dt 23.03.2016, “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës’ VKM- nr. 222, dt 23.03.2016, “Për trajnimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj”,si dhe VKM nr. 223 datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, me qëllim organizimin në mënyrë sa më funksionale të Sektorit të Shqyrtimit të Kërkesave për Njohje Pronësisë  dhe Sektorit të Kompensimit Financiar e Fizik.

 

Udhëzim  

 

  1. Duke filluar nga data takimi me trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar apo personal me prokurë në lidhje me sqarimet, depozitimet e dokumentacionit apo çdo procedure tjetër në funksion të zgjidhjes sa më të drejtë të objektit të kërkesës, do të bëhet çdo ditë të mërkurë nga ora 08:00-16:30 pranë Sektorit të Shqyrtimit të Kërkesave për Njohje Pronësie.
  2. Në rast plotësimi dokumentacioni të dosjeve përkatëse për çdo ditë tjetër mund t’i depozitoni pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun ose me postë.
  3. Në depozitimin me postë duhet të shënohet qartë, numri, data e dosjes si dhe emri, mbiemri i subjektit të shpronësuar, në të kundërt aktet do t’ju kthehen në adresë të
  4. Gjithashtu, takimi me trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar apo personat me prokurë në lidhje me sqarimet, si dhe çdo procedure tjetër në funksion të zgjidhjes sa më të drejtë të të kërkesës, do të bëhet çdo ditë të mërkurë nga ora 08:00-16:30 edhe pranë Sektorit të  Kompensimit Financiar e Fizik.
  5. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Sektori i Shqyrtimit të kërkesave për njohje Pronësie, Sektori i Kompensimit Financiar e Fizik, si dhe Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here