“Ka boshllëk ligjor”/ Kushtetuta e re, Kryeprokurori Llalla: Jemi bllokuar, nuk po hetojmë dot zyrtarët e lartë

0
150

 

“Kushtetuta e re i ka hequr Prokurorisë të drejtën për hetimin në juridiksion fillestar , i ka hequr Prokurorit të drejtën e vendimmarrjes për karrierën e prokurorëve”

“Për Prokurorinë nuk janë parashikuar dispozitat kalimtare, të cilat do të rregullojnë veprimtarinë deri në hyrjen në fuqi të paketës së plotë ligjore”

 

Gëzim Saliu

 

 

Ligji i Vettingut i miratuar në seancën e jashtëzakonshme të kësaj fillim jave u përcoll dje në Presidencë, ku do presë dekretin e kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, Nishani ka fuqinë ligjore të shprehet brenda 20 ditëve për ligjin e votuar në Parlament me 88 vota.  Presidenti ka tre mundësi për të vepruar: E para është që ta kundërshtojë ligjin duke ia rikthyer Kuvendit për rishqyrtim, gjë e cila do të sillte një ri mbledhje të palëve në Parlament dhe me gjasë ri miratim të ligjit në formën siç është aktualisht. Opsioni i dytë është që të mos shprehet fare për ligjin e vetting-ut, çka do të thotë që nëse merren kufijtë maksimalë të afatit, më 21 shtator, ligji botohet menjëherë në fletoren zyrtare. Dhe opsioni i tretë është që Presidenti ta miratojë Vetting-un, gjë e cila do të kërkonte më pas edhe 15 ditë të tjera gjersa ligji të hyjë në fuqi. Procesi i rivlerësimit pritet të përfshijë në lupë rreth 800 gjyqtarë, prokurorë, ndihmës të tyre dhe këshilltarë që do të plotësojnë katër formularë që kanë të bëjnë me monitorimin e komunikimit e financave si edhe me kontrollin e figurës dhe deklaratat e pasurisë.  Ndërkohë ligji ofron edhe mundësinë e dorëheqjes nga detyra në pikën 56 të tij, akt i cili i sjell përfitime gjyqtarëve dhe prokurorëve pasi në këtë formë ato nuk do t’i nënshtrohen kontrollit nga vetting-u.

 

Reagimi i Prokurorisë

 

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi dje zgjidhje urgjente të ngërçit që sipas tyre ka krijuar Kushtetuta e Re. Sipas Prokurorisë, deri në miratimin e paketës së plotë të Rëformës në Drejtësi, duhet një dispozitë ligjore që t’i lejojë organit të akuzës të vazhdojë normalisht punën e tij. “Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë ka sjell pengimin e ecurisë normale të institucionit të Prokurorisë, e cila kërkon zgjidhje të menjehërshme nëpërmjet miratimit të një dispozite kushtetuese tranzitore. Në optikën e Prokurorisë së Përgjithshme, kjo ndërhyrje emergjente në ligjin themeltar duhet t’u japë fuqi dispozitave të mëparshme ligjore, deri në miratimin e paketës së plotë të Reformës në Drejtësi. Prokuroria e Përgjithshme konstaton se, në Kushtetutën e re, disa aspekte proceduriale thelbësore, janë të pazbatueshme për shkak të mungesës së bazës ligjore. Po ashtu, konstatohet me shqetësim se, ndryshe nga sa është parashikuar me institucionet e tjera, vetëm për Prokurorinë nuk janë parashikuar dispozitat kalimtare, të cilat do të rregullojnë veprimtarinë deri në hyrjen në fuqi të paketës së plotë ligjore të Reformës në Drejtësi. Prokuroria e Përgjithshme nuk synon të gjejë arsyet që kanë nxitur hartuesit e Kushtetutës për këtë diferencim në trajtimin e institucionit, por është e prirur të sugjerojë zgjidhje që i shërbejnë mbarëvajtjes së aktivitetit të mëtejshëm”, thuhej në reagimin e Prokurorisë. Më tej organi i akuzës bënte të ditur se në kushtet kur Kushtetuta e re ka hyrë në fuqi, por ende nuk janë miratuar ligjet organike, Prokuroria e Përgjithshme u ka kërkuar zyrtarisht institucioneve vendimmarrëse që të hartojnë norma kushtetuese për të shmangur ngërçin në disa çështje. “Kushtetuta e re i ka hequr Prokurorisë së Përgjithshme të drejtën për hetimin në juridiksion fillestar (hetimin e zyrtarëve të lartë, deputetë ministra, gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, etj). Sipas dispozitave të reja, kompetenca për hetimin e këtyre funksioneve i takon Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Prokuroria e Përgjithshme konstaton si problematikë mungesën e një strukture që do të zhvillojë hetimin për këtë nivel zyrtarësh, deri në ngritjen e SPAK-ut. Po ashtu, problematikë është edhe fakti se duhet gjetur një zgjidhje emergjente për trajtimin e rasteve të juridiksionin fillestar që janë aktualisht në gjykim apo në hetim”. Një tjetër ccështje që rëndit Prokuroria si domosdoshmëri për të marrë zgjidhjës është edhe ajo që lidhet me faktin se Kushtetuta e re i ka hequr Prokurorit të Përgjithshëm të drejtën e vendimmarrjes për karrierën e prokurorëve (emërim, komandim, transferim, shkarkim). “Kushtetuta e re ia ka caktuar këtë kompetencë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Kjo strukturë e re duhet të ngrihet brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e Kushtetutës. Prokuroria e Përgjithshme konstaton se, deri në ngritjen e KLP-së, krijohet ngërç në disa nivele të prokurorisë, ku aktualisht ka drejtues prokurorie, prokuror dhe oficer të Policisë Gjyqësore të komanduar, të cilëve u përfundon afati i komandimit. Gjithashtu, brenda muajit Tetor 2016 duhen emëruar prokuror magjistratët e rinj, të cilët kanë fituar këtë të drejtë. Edhe për këtë çështje, Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se është shumë e nevojshme miratimi i një dispozite tranzitore kushtetuese, për të rregulluar veprimtarinë deri në aplikimin e plotë të paketës ligjore të Reformën në Drejtësi”. Po ashtu Prokuroria kërkon zgjidhje edhe për sa i boshllëkut ligjor që krijohet me inspektimin dhe kontrollin e brendshëm, ku Kushtetuta e re ja ka kaluar këto kompetenca  Këshillit të Lartë të Prokurorisë. “Por, deri në krijimin e kësaj strukture, Kushtetuta e re nuk ka parashikuar se si do të veprohet me çështjet që janë aktualisht në proces inspektimit dhe procedime disiplinore për prokurorë dhe oficerëve të policisë gjyqësore, të cilat janë në zhvillim nga ana e Drejtorisë së Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme.”, theksoi në reagimin e tij organi kryesor i akuzës në vend.

 

 

Komisioni-i-Drejtesise-16-janar-620x358-620x330

Neni 13 dhe neni 6

Mazhoranca tërhiqet nga nenet e censurës së medias, ja riformulimi i ri

 

Mazhoranca heq dorë nga nenet që censuronin median. Kështu pas një takimi që kryetari i Komisionit të Posacëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj zhvilloi me shoqatat e gazetarëve u diskutua për një formulim të ri të  nenit 13 projektligjit të SPAK dhe nenit 6 të projketligjit për prokurorinë që rikthente censurën në media dhe parashikonte burg për gazetarët që mund të ushtrojnë influencë ndaj prokurorëve për çështje të caktuara. Në bazë të varinatit të dakortësuar do hiqet termi ndalim apo dënim duke garantuar me ligj pavarësinë në marrjen e vendimeve nga prokurorët , pavarësisht çdo ndikimi. “Ligji garanton pavarësinë dhe autonominë e nevojshme për marrjen e vendimeve gjatë ushtrimit nga prokurorët të funksionit të tyre kushtetues e ligjorë, pavarësisht ndikimit të paligjshëm të brendshëm apo të jashtëm nga çdo autoritet publik a privat.”, do jetë varianti i ri i formuluar që do jetë i njejtë në formë për të dyja nenet. Më parë në  nenin 13 të ligjit të SPAK , thuhej se: “Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”. Po e njëjta praktikë ndiqej edhe në  nenin 6 të ligjit për prokurorinë ku thuhej që : “Çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve dhe veprimtarinë e tyre në çështje konkrete, i ushtruar përmes autoritetit publik, mjeteve të informacionit apo me çdo lloj mjeti tjetër apo personave të tjerë, që cënon pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre, është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here