Biznesmeni shqiptar i vrarë në SHBA ndihmonte të pastrehët, rrëzohet dyshimi se u vra për t’u grabitur

0
108

 

 

 

Hetuesit amerikanë janë të befasuar nga vrasja e biznesmenit shqiptar, pronar i një restorantit në Detroit. 59 vjeçari Frano Juncaj, ishte një person i qetë në zonë dhe gjithashtu edhe bamirës.

Mediat amerikane shkruajnë se hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë vrarë në befasi nga ndonjë i pastrehë. Shqiptari u godit me një plumb në gjoks, duke mbetur i vrarë në vend.

Komuniteti në zonë është i shokuar për ngjarjen, ndërsa një klient i restorantit thotë se shkonte gjithmonë në fundjavë, ndërsa biznesmeni i jepte një pije falas.

Ndihmë shefi i policisë në Detroit Steve Dolunt tha se 59 vjeçari ishte njeri i dashur në komunitet dhe kishte sjellje të mirë. Ai punonte prej 36 vitesh.

“Të pastrehët kanë shkuar atje dhe ai u ka dhënë ujë, kafe si dhe i ka ushqyer ata”, tha një banore vendase e quajtur Latrice Simmons. Klientë të tjerë, thanë se Juncaj ishte gjatë 7 ditëve të javës në restorant.

Vrasja besohet të ketë ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të ditës së djeshme (1 shtator). Sipas zyrtarit të lartët të policisë, Dolunt, “në skarë nuk kishte ushqim, e cila do të më çonte të besoj se në atë moment nuk ka pasur asnjë njeri”.

Një fakt tjetër është se në restorant nuk është grabitur asgjë dhe as në xhepat e viktimës, çka rrëzon pretendimet se mund të jetë vrarë për t’u grabitur.

Policia po merr në pyetje banorët e zonës me shpresën se do të shkojë drejt zbulimit të autorit të vrasjes, duke vënë edhe një numër kontakti në dispozicion.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here