Albina Deda: Urgjenca e Tiranës e shkatërruar

0
181

Deputetja Deda, së fundi ka bërë publik një raport të gjendjes në të cilën ndodhet Urgjenca e Tiranës. Deda ka analizuar situatat e rënda të cilësua sipas saj, që janë bërë publike nga opozita por dhe në komisionin parlamentar të Shëndetësisë.

 

Raporti i plotë

 

Aferat korruptive në Urgjencën e Tiranës vazhdojnë. Ministri i Shëndetësisë Beqaj shkriu tashmë Urgjencën Mjekësore për qytetarët e Tiranës, ashtu sic kemi theksuar ne deputetët e opozitës, në komisionin e shëndetësisë, ne media, ne seance plenare e ne inspektimet tona ne Urgjencen e Tiranes prane personelit te saj. Nuk flet me ne media,  sepse godina e komandimit te Urgjences Kombetare,sipas tij dhe z.Brataj do te fillonte nga puna ne Qeshor 2016.  Iku Qeshori, niku korriku, iku dhe gushti dhe asnje fjale per kete godine te shume perfolur prej tyre.  U harrua dhe rinovimi i flotes se autoambulancave, i pajisjes se tyre me aparatura moderne dhe medikamente. Autoambulancat e Urgjences vazhdojne te levizin si fugona mallrash pa aparatura mjekesore,pa oksigjen, pa medikamente, por vetem me disa barela shume te amortizuara.

Nga keto lloj ambulancash eshte shume e veshtire te gjesh dhe ne vendet me te varfera te Afrikes.  Jane jashte cdo lloj standarti per te qarkulluar ne rruge. Jane prej vitesh te pa koaliduara dhe pa siguracion. Ne cdo kohe mund te jene burim aksidenti,me pasoja si per qytetaret ne rruge, per personelin mjekesor dhe vete te semurin. Nuk e kuptojme pse Policia Rrugore nuk vepron ne kete rast, megjithese eshte denoncuar ne Parlament dhe me media shume here. Apo puna e tyre eshte te bejne ekspertizen pas aksidentit dhe te mbajne per evidence numrin e qytetareve te vdekur dhe te plagosur nga aksidentet.
Apo dikush nuk i lejon t’i kontrollojne keto lloj relikesh. Kur te vije koha, edhe policia nuk mund t’i shpetoj pergjegjesive te tilla te renda. Keto te ashtuquajtura autombulanca per t’i sherbyer qytetareve kane filluar te mbeten rrugeve prej defekteve qe pesojne. Ishalla nuk prishen ne rruge me ndonje te semure rende. Kur shkojne ne administraten e spitaleve, ku figurojne te regjistruar me dokumenta dhe i kerkojne mundesine per servis, administrata i thote se nuk kemi fonde nga Ministria per te rregulluar defektin e momentit.

Pse keshtu punon shteti? Pa plan,pa fonde. Apo ta shtyjme sa ta shtyjme. Kur te ndodh ndonje aksident kush do te mbaj pergjegjsi? Askush. Po e njejta gje ndodh me ilacet dhe naften. Ngeli shefi i urgjences duke lypur neper spitale.  Edhe atij i thone, se s’ka fonde per ju si urgjence.  Po ju japim ilace nga keto te spitalit.Personeli i Urgjences eshte akoma pa kontrata pune me spitalet, pervec Sanatoriumit, qe i kane bere disa kontrata fallco. Me qesharake eshte se i kane bere dhe nje kontrate mirebesimi, qe te mos flasin ne mendia, te mos nxjerrin sekretet e spitalit, pra kuptohet shkeljet qe behen ne spital.

A ka ndonje organ kopetent qe ti kontrolloj keto lloj dokumentash qesharak dhe dikush te vihet para pergjegjsise per talljen me punonjesit e nderuar te Urgjences, te cilet nuk e meritojne nje trajtim dhe ofendim te tille. Ne dy spitalet e tjera (QSUT dhe Spitali Ushtarak) administrata i thote personelit te Urgjences se nuk mund t’ju bejme kontrata pune, sepse ju nuk jeni te emeruar me vendim, por jeni transferuar prane spitaleve me nje urdher te Ministrit te Shendetsise deri ne nje urdher te dyte. Shkurt s’keni pune me ne. Si mund te punosh ne nje vend pune pa kontrate? Ministria e Punes thote te denoncoj cdo qytetar, qe punon tek privati pa kontrat pune. Ja ku e ka ministria denoncimin jo per privatin, por per shtetin.

Le te shkoj t’i kontrolloj , ku personeli i Urgjences se Tiranes ka 8 muaj qe punon pa kontrata pune.
Ku i gjen Ministria e Shendetsise fondet per te paguar 2 sherbime urgjence per qytetin e Tiranes.
Njeri publik, pa kontrate. b- Tjetri privat (ERA) Ky minister deri tani nuk ka paraqitur asnje dokumentacion te bashkpunimit me ERA.

Megjithese kjo eshte kerkuar ne Komisionin e Shendetesise ne muajin shkurt,ku ai nuk erdhi, edhe pse u be dhe nje tryeze ne News 24 per urgjencen e Tiranes. Por ministri deri tani nuk ka paraqitur asnje lloj dokumentacioni, kurse ERA vazhdon te punoj dhe te paguhet nga shteti. Ministri kujtohet per Urgjencen kur ndonje qytetar i pakenaqur shkruan ne rrjetet sociale dhe dergon per verifikim ushtarin e bindur z.Brataj. Edhe z.Brataj, i vetequajtur drejtor i urgjences Kombetare , e cila ne fakt nuk ekziston as si ndertese,as si administrat, e ka harruar Urgjencen e Tiranes, pervec rasteve kur vjen per verifikim me urdher te Beqes.

Ky zoterj se bashku me Ministrin ja kane besuar shendetin e qyretareve te Tiranes privatit (ERA), ku shteti per cdo vizite i paguan ERA 18000leke (te reja), sidomos per aksidentet.  Kur shkon ERA per vizite ne familje i pret qytetarit faturen prej 8000 leke (te reja). Diferencen prej 10000 leke (te reja) ja kompenson ministria. Se kush i vendos keto tarifa stratosferike ketij populli fukara, qe te fitoj privati;
vetem nje i papergjegjshem si Beqja mund ta bej. Spitali amerikan nje vizite ne familje e ka 8000 leke (te reja). Kjo eshte ERA e z. Kristian Vogel qe punon falas per shqiptaret, te cilat i do shume. Edhe gruan e ka shqiptare.  Por ama edhe kusheririn e gruas z.Brataj e ka ortak tek ERA. Treshja Beqaj,Brataj,kristjan Vogeli neser kur te zbulohet korrupsioni i tyre do te jene shume te urryer prej shqiptareve te varfer. Ketu duhet theksuar dhe korrupsioni ne Drejtorine e Policise se Tiranes me ERA.

Sipas informacioneve qe kemi nga brenda kesaj drejtorie dime se: kur qytetari i Tiranes kerkon ndihme mjekesore urgjente e pyesin; e doni nga shteti apo nga privati(me pagese). Po thane falas njoftojne Urgjencen e Tiranes; po thane me pagese njoftohet ERA. Kete mundesi komunikimi te Policise me qytetaret ja mundeson numri i ri 112, ku te gjitha llojet e emergjencave (shendetesore,zjarefikese,katastrofat,etj) kalojne nepermjet Policise, e cila pastaj sipas rastit njofton Zjarefikesen, Urgjencen e Tiranes,ERA,etj.

Ketu duket sheshit qe ka afere koruptive(seksere). Cfare i duhet Policise seleksionimi i urgjencave per te pasur dhe per te varfer. Per te gjithe qytetaret me ligj sherbimi i Urgjences eshte falas. Policia e Tiranes bene edhe nje shkelje tjeter ne rastet e aksidenteve.  Ne nje kohe njofton edhe ERA, edhe Urgjencen e Tiranes. Te dy shkojne ne nje adrese. ERA merr leket, kurse Urgjenca e Tiranes kthehet bosh(ERA shkon para Urgjences, sepse njoftohet e para). Shteti ( urgjenca ) Harxhon naften dhe kohen per faj te policise. Kjo kohe e humbur mund te ishte shume e nevojshme per ndonje te semure tjeter.

Po te kete mundesi te verifikohet pse ndodh kjo gje gjithnje ne aksidente.

Me kete qe ndodh me Drejtorine e Policise se Tiranes dhe me Policine Rrugore na le te dyshojme se policia e shtetit eshte perzier ne afera koruptive ne shendetesi,sidomos me Urgjencen e Tiranes. Si ministri Beqaj dhe z.Brataj ne keto dite te nxehta jane dyndur ne Qendrat Shendetesore ne plazhe per te bere reklame, se aty po behet nami me pune,se po behet nje numer shume i madh vizitash me aparaturat me moderne mjekesore dhe ku ka nje bollek me medikamente.
Kjo te le te kuptosh se ne plazh paskan vajtur njerezit e semure ,te moshuarit,te semuret kronik dhe njerezit e varfer. Ne fakt dihet kush shkon ne plazh. Numri i vizitave ne plazh ja kalon atij te check up.
I gjithe ky numer i fryre vizitash duhet per te justifikuar pagat shume te larta qe behen aty.

7000 leke(te reja) rroge per person, po dhe 7000 leke(te reja) per dieta. Keto rroga nuk mund ti marre as mjeku, qe punon ne zonat me te largeta rurale te vendit,bile as profesoret ne QSUT.
Faktikisht i marrin mjek te sapo diplomuar. Me e rendesishme eshte se ne plazhe behet me kollaj shkarkimi i medikamenteve ne prag skadence ose te skaduara dhe te falsifikuara (kete informacion e kemi nga persona qe punojne ne keto qendra shendetesore).

Ketu behet shkarkimi i medikamenteve te kompanise farmaceutike Flori-Farma, ku ministri Beqaj eshte ortak. Vec reklames televizive qe Beqja ja bene vetes, se ky punon dhe ne vete, nuk ka harruar ta reklamoj para kameras ushtarin e tij besnik z.Brataj.
Nuk dime si e perballon punen Urgjenca e Torinos pa te, pa Bratajn.
Nuk e dime a e merr rrogen nga Italia z.Brataj,sepse ne Shqiperi ai punon falas se i do shume shqiptaret si z.Kristian.

Z.Brataj po ushtron nje presion psikologjik mbi personelin mjekesore te Urgjences se Tiranes,qe te mos flasin per ERA. Te mos flasim per gjendjen katastrofike te autoambulancave,per mungesen e aparaturave dhe ilaceve. Te mos flasim as per Beqaj,as per pallatin qe do te behet aty. C’keni ju; ne pune jeni,rrogen po e merrni.  Por kur personeli i thote kur do te shperndahen ne pika, ku jane keto pika te lira qe te sistemohet personeli, pse jemi pa kontrata pune, pse na shperndajne pa mbaruar ndertesa e komandimit ne Laprak?  Ai pergjigjet vetem, ” te fillojne,pastaj shikojme e bejme”
Ky fillim perkon me shkrirjen e Urgjences. Kur e pyesin pse nuk vijne autoambulanca te reja apo te riparohen keto te vjetrat, pse nuk vijne aparaturat e reja? Ai i thote kushtojne shume dhe nuk ka leke.
Per kete po bejme studime per te gjetur burime financiare.

Kur s’keni studime dhe burime financiare pse e shkrini Urgjencen e Tiranes z. Brataj, z. Beqaj?
Apo meqenese nuk keni leke duhet t’ja jepni ERA apo ndonje privati tjeter(perflitet spitali Amerikan).
Po leket per te paguar privatin me ato tarifa te cmendura ku i gjeni?Dhe ku do ti gjeni? z. Beqaj, si z.Kristian i ERA dhe z.Brataj erdhen per te shkaterruar Urgjencen e Tiranes dhe te fitojne leke ne menyre abuzive duke ja dhene me koncension ERA. Me keto veprime qe bejne kjo bande hajdutesh nuk i sherben shendetit te qytetareve te Tiranes,te cilet jane braktisur tashme me urgjencen prespitalore,  por pasurimit abuziv te tyre. Fondacioni ERA ka licensen per trajnime, qe behen nga specalist te jashtem(jo te saj). Ajo afron ambientet dhe bazen materiale.  Personeli mjekesor i ERA eshte i ri,te sapo diplomuar dhe nuk e kane pervojen e duhur per te punuar ne sherbimin e veshtire te urgjences.

Ato i trajtojne te semuret si mulazhe dhe teorikisht(jo per fajin e tyre), sepse nuk e kane pervojen e duhur dhe e dyta kane urdher nga z.Kristian, qe te bejne sa me shume show dhe reklame ne publik, sidomos ne aksidente ku ka publik. Pra ERA ka autoambulanca dhe aparatura te reja dhe personel mjekesore pa pervoje. Urgjenca e Tiranes ka personel te mjaftueshem dhe me pervoje, por nuk ka autoambulanca dhe aparatura te reja.(kjo per faj te shtetit,jo te personelit). Kjo ndodh sepse shteti ka drejtues te korruptuar dhe te pa afte si Beqe. Para parave qe fitojne nuk i intereson as Urgjenca e Tiranes,as shendeti i qytetareve te Tiranes.  Nuk e dime a kane frike nga ligji ? Nje dite do te ndeshkohen me forcen e ligjit..! Me parate e vjedhura do te ishin blere autoambulanca dhe aparatura te reja, medikamente te mjaftueshme dhe cilesore, do te ishte bere rikualifikimi i personelit mjekesore.

Kjo do te rriste cilesine e sherbimit ndaj qytetareve si ne cdo vend tjeter europian.  Cudi me kete ERA.
Kemi nformacione te sakta se i eshte dhene edhe Urgjenca e Durresit. Ne emer te qytetareve te Tiranes dhe Durresit “te falenderojme popullin zvicerian ” qe i jep parat e tyre z.Kristian te ERA
ti shpenzoje falas per shqiptaret. Cfare kujton z.Kristian? ka shqiptare me 2016 t’i besoj keto genjeshtra?
Edhe ky, se bashku me Beqaj dhe Brataj, si dhe shume te tjere nuk do ti shpetojne ndeshkimit te ligjit.

Meqenese ministri Beqaj nuk na sjelle ne Komisionin e Shendetesise asnje dokument per funksionimin e Urgjences se Tiranes, bashkpunimin me ERA. Meqenese KLSH dhe Prokuroria nuk mund te kontrollojne dhe te hetojne Ministrin Beqaj me bashkepunetoret e tij,ERA, A.SH.R dhe sidomos Urgjencen e Tiranes, ku ka nje korrupsion te madh, te gjere dhe te shtrire ne kohe: ne do te kerkojme te ngrihet nje Komision Parlamentar Hetimor, qe do te shtrij punen e tij, jo vetem mbi subjektet e permendura me siper, por edhe ne Drejtorine e Policise se Tiranes dhe Policine Rrugore.

Nje gje eshte e sigurt. Te gjithe ata qe kane futur doren ne kete afere korruptive nuk do t’i shpejtojne drejtesise. Braktisja e pacienteve, sorollatjet, pagesat e shtrenjta kudo edhe ne shtet e ne privat, shkrirja e urgjences se Tiranes, koncensionet abuzive, tenderat e drejtperdrejte abuziv, recetat fiktive, heqja e mekanizmave te kontrollit dhe mekanizmave menagjeriale, ulja e nr te shtreterve ne onkologjik, sherbim qe eshte ne ditet me te zeza, mashtrimi me shendetsi falas, jane fytyra e shemtuar e kesaj qeverie dhe ministrit te Shendetsise, ministri qe do mbahet mend per hajduterine dhe shkaterrimin e sistemit shendetsor dhe skemes se sigurimeve shendetesore per te cilen u punua per disa vite me radhe per ta futur ne shina te sigurta, dhe me hapa shume te matur e te kujdesshem nen konsulencen e USAID dhe GTZ.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here