A cenohet liria e medias?

0
149

Tani do të ketë një formulim të ri të nenit mbi lirinë e medias në projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe në nenin 6, pika 3 e projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, Kryetari I Komisionitt ë Posaçëm për reformën në sistemin e drejtësisë”.

Dy nenet kanë ndryshuar përmbajtje, duke hequr fjalën dënim. Kryetari i komisionit të Posaçëm dhe ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT janë tërhequr nga neni 13 i projektligjit të SPAK dhe nenit 6 të projektligjit për prokurorinë, që rikthente censurën në media dhe parashikonte burg për gazetarët me argumentin se mund të ushtronin influencë të papërshtatshme mbi prokurorët për çështje të caktuara hetimore. Ndryshimi i nenit është lajmëruar dje pas një takimi të Xhafajt me disa përfaqësues të shoqatave të gazetarëve në vend. Në bazë të variantit final të dakortësuar mes shoqatave të gazetarëve me kryetarin e Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi, hiqet termi ndalim apo dënim, duke garantuar me ligj pavarësinë në marrjen e vendimeve nga prokurorët, pavarësisht çdo ndikimi.

Kështu, varianti i riformuluar i nenit parashikon që: “Ligji garanton pavarësinë dhe autonominë e nevojshme për marrjen e vendimeve gjatë ushtrimit nga prokurorët të funksionit të tyre kushtetues e ligjor, pavarësisht ndikimit të paligjshëm të brendshëm apo të jashtëm nga çdo autoritet publik a privat”. Ndërsa varianti fillestar thoshte se çdo ndikim mbi prokurorët dënohet me ligj. “Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”, thuhej në nenin 13, pika 3 e projektligjit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here