Basha: Sadriu i ka marrë të gjitha bizneset në Dibër falë korrupsionit

0
164

Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha, mori pjesë në një nga takimet elektorale të Sherefedin Shehut në Dibër. Ai theksoi se arroganca, gjobat, taksat e larta po falimentojnë bizneset dhe kanë mbyllur mijëra vende pune. Zoti Basha u ndal dhe tek konkurrenca e pandershme që i bëhet biznesit dibranë ku çdo tender në këtë bashki e merr Sadri Abazi.

“Taksat janë rritur, tarifat janë rritur, arroganca e pushtetit është rritur, represioni është rritur, çmimi i naftës është rritur, çmimi i energjisë është rritur. Po të gjitha këto bien mbi kurrizin e biznesit. Sigurisht që me një analizë të fundit bien mbi kurrizin e çdo shqiptari, se kur është keq biznesi është keq vendi.

Kush tjetër përveç Sadriut merr tendera në Dibër? Po mirë, nuk ka biznese të tjera këtu që të gjitha i merr Sadriu? Po kaq është Dibra një katund me Sadriun?

Jo more zotëri nuk është kaq. Ka firma Dibra, po s’ka konkurrencë se ka klientelë, se ka korrupsion,”- theksoi zoti Basha.

Ulja e taksave dhe reduktimi tarifave nga Bashkia e Dibrës me Sherefedin Shehun është vetëm hapi i parë, theksoi zoti Basha duke sjellë në vëmendje që me të Kryeministër taksat do të ulen në nivel kombëtar. 9% taksë e sheshtë, 9% sigurime shoqërore, 15% TVSH, investime që hapin vende pune dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve, janë platforma e demokratëve nesër në qeverisjen e vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here