Lazaratasit merren si ekspertë për të gjitha proceset për hashashin

0
154

Një i ri nga Lazarati është kontraktuar nga kultivuesit e drogës për të dhënë konsulencën e tij për të gjitha proceset, që nga fara, kujdesi gjatë rritjes e deri te paketimi.

Për të fshehur identitetin për arsyet e sigurisë personale, ai pranoi të intervistohej nga “Panorama”, por që të quhej Lorenc dhe të fotografohej me garancinë që fytyra do t’i mbulohej.

Sipas “Lorencit”, ai është i kudondodhur, sa në Zagorie, në Lunxhëri dhe në Dropull, ku instrukton mëditësit se si të kujdesen për bimët që nga mbjellja boce më boce, e deri në qërimin e saj dhe paketimin final.

Ai gjen edhe klientët, por, siç shprehet vetë, këtë e ka mjaft të lehtë pasi bashkëpunon me të njëjtët klientë që kishte në Lazarat.

Pronarët e parcelave me hashash kanë investuar miliona lekë për kultivimin e rrënjëve narkotike, ndërkohë që “ustallarët” që kanë eksperiencë nga kjo punë, janë kryesisht nga Lazarati, të cilët janë shpërndarë në të gjithë zonën përreth, për të dhënë “konsulencën” e tyre të dobishme.

Lorenci rrëfen se puna e tij nuk është e lehtë, ndërsa sipas tij garancinë e parcelave me hashash e kanë marrë edhe nga politikanë, të cilët qëndrojnë pas tyre. Këtë vit ka pasur edhe rikthim emigrantësh për “një jetë më të mirë”.

Ata e kanë parë më me leverdi mbjelljen e hashashit në vendlindje, sesa papunësinë, kryesisht në Greqi, ku kriza i ka lënë pa punë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here