Pranimi në universitete/ MAS: 30 dhe 31 gusht datat për plotësimin e formularit A1 Z

0
154

Ministria e Arsimit ka njoftuar se në datat 30 dhe 31 gusht do të nisë aplikimi i formularit A1 Z. Në këto dy ditë do të hapet sistemi Matura Online për regjistrime. Theksohet gjithashtu se plotësimi i formularit A1 Z mbikëqyret nga një punonjës i shkollës, i cili e pajisë maturantin me kodin përkatës, me anë të së cilit ai hyn në sistem. “Ata kandidatë, të cilët nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore, mund të regjistrohen në këto data, duke u paraqitur në shkollat përkatëse” informon Ministria e Arsimit.

Në njoftim MAS përcakton edhe kriteret që maturantët duhet të plotësojnë për të plotësuar formularin në mënyrë që të kenë mundësi të ndjekin studimet e larta këtë vit akademik. “Formulari A1Z plotësohet nga maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2016 dhe kanë pasur detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore. Po ashtu, edhe nga maturantët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të MAS-it, rezulton se kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit. Procesi i plotësimit të Formularit A1 Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që do të quhet “mbikëqyrës”. Mbikëqyrësi do të pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem. Vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, kandidati mund të përfundojë plotësimin e Formularit A1Z. Kandidatët për të plotësuar Formularin A1Z duhet të paraqesin te mbikëqyrësi një vërtetim të lëshuar nga shkolla ku kanë dhënë provimet. Vërtetimi, veç gjeneraliteteve, duhet të ketë edhe këto të dhëna: a) Provimet e detyruara dhe vlerësimet e secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati; b) Provimet me zgjedhje dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here