Mbërrin në atdhe trupi i shqiptarit të vrarë nga tërmeti

0
127

Ka mbërritur në atdhhe Trupi i pajetë i 34­vjeçarit Erjon Toro nga fshati Kurjan i Roskovecit, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike nga tërmeti që preku Italinë Qendrore katër ditë më parë.

Trupi ka mbërritur në portin e Vlorës në orët e para të mëngjesit, ndërsa do prehet në fshatin e tij të lindjes, aty ku banojnë edhe prindërit e tij.

Xhaxhai i viktimës pohoi për ‘Neës24’ se me ardhjen e trupit të tij iu lehtësua disi dhimbja. “Jam i kënaqur nga shtetit shqiptar që ma solli trupin e nipit shumë shpejt. Na u lehtësua më shumë dhimbja.”, tha ai.

Arkivoli i Toros do të jetë i pari që do zbritet nga trageti. Trupi i pajetë i Toros, i cili ishte viktimë mes 291 personave të tjerë, u nis dje nga Italia.

Emigranti 34­vjeçar, në momentin e rënies së tërmetit ndodhej në banesë së bashku me gruan dhe 2 vajzat.

Të bijat u nxorën nga gërmadhat me lëndime të lehta, ndërsa bashkëshortja pas një ndërhyrje kirurgjikale humbi të dyja këmbët.

Erjon Toro ishte djali i vetëm i familjes me 5 anëtarë dhe jetonte prej 16 vitesh në Itali, bashkë me familjen e tij, ku punonte në ndërtim. Ai ishte i vetmi shqiptar që humbi

jetën si pasojë e tërmetit në Itali. Ndërsa pas kërkesave të familjarëve të Toros për kthimin sa më parë në Shqipëri të trupit të tij, u raportua se shpenzimet për kthimin e tij do të mbulohen nga qeveria shqiptare.

Mësohet se qeveria ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet për të sjellë trupin e të riut në fshatin Kurjan të Fierit. Ndërkaq, ditën e djeshme Italia ishte në Zi Kombëtare, ndërsa 290 viktimave të tërmetit iu dha lamtumira e fundit. Flamujt u ulën në gjysmështizë në të gjithë vendin për të nderuar viktimat në Arquata del Tronto dhe Peskara del Tronto, një prej zonave më të prekura në Apenine.

Ndërkohë, qeveria italiane vendosi të akordojë 50 milionë euro si fond emergjence, për përballimin e dëmeve të shumta. “Rindërtimi i zonave të shkatërruara është prioriteti ynë”, – u shpreh kryeministri italian.

Shërbimet e emergjencës janë të gjitha në gatishmëri, të plagosurit janë përcjellë në spitale, ndërsa për të pastrehët janë ngritur çadra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here