Shqiptari qëllohet me breshëri kallashnikovi në mes të Brukselit (VIDEO)

0
192

Një shqiptar u qëllua me breshëri kallashnikovi në Alhambras, pjesë e distriktit të Brukselit në Belgjikë. Sipas medieve belge Liridon Salihi ka marrë 4 plumba në trup nga të shtënat. Të njëjtat burime shkruajnë se autorë të ngjarjes dyshohen 4 vëllezër nga Shqipëria. Ata e kanë qëlluar bashkatdhetarin e tyre për shkak të konflikteve të kontrollit të trafikut të drogës, prostitucionit si dhe të lojërave të bixhozit.

Sipas të njëjtave burime autorët i kishin hapur luftë Salihit për shkak se ai i ka dhënë detaje policisë mbi shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën ku jetonte si dhe në disa zona të tjera. Policia vendase raporton se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në bulevardin “Emile Bockstael”.

Salihi ka qenë duke drejtuar makinën e tij kur është qëlluar me breshëri plumbash. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Njëri nga 4 plumbat e ka kapur në pjesën e fytit. Në muajin qershor Liridon Salihi, kishte deklaruar në polici se ishte i frikësuar për sigurinë e tij, pasi kishte marrë kërcënime të shumta. Policia dhe prokuroria ka të dhëna për rivalitetin e Salihit me grupin e vëllezërve shqiptarë, por nuk ka ngritur ende akuza ndaj tyre.


Arrestation après la fusillade à Laeken

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here