E vërteta e shqiptarit të vetëqëlluar që mbeti i vdekur teksa e ndiqte policia italiane

0
153

Së paku kështu shkruajnë mediat italiane, referuar policisë, duke dhënë detaje nga ajo që ndodhi mëngjesin e 20 gushtit, pasuar me vdekjen e shqiptarit Besnik Tafaj.

Shqiptari, si shkruajnë mediat italiane, ishte në kërkim nga forcat e rendit, pasi ishte i akuzuar për një seri vjedhjesh dhe grabitjesh në Brescia. Atë e priste burgu dhe dënimi me 8 vjet.

Nga hetimet e para u zbulua se ai ishte pjesë e një bandë të specializuar për grabitjen e automjeteve luksoze.

I riu nuk kishte leje qëndrimi dhe për këtë kishte planifikuar edhe arratinë. Por teksa ishte në timonin e një Audi A8 blu të vjedhur u pikas nga policia, e cila iu vu nga pas.

Ai eci me shpejtësi dhe në një moment doli nga Audi për të vazhduar udhëtimin me një tjetër makinë, të parkuar prej ditësh. Në këtë moment policia bëri thirrje për arrestim.

Djali reagoi duke qëlluar 4 herë në drejtim të karabinierëve, të cilët nuk u përgjigjën me zjarr.

27­vjecari tentoi të vidhte një furgon por pa sukses, vazhdoi të vraponte i ndjekur nga policia dhe në një moment, teksa ectë me armën Beretta në dorë, u rrëzua dhe u vetëqëllua. Plumbi e kapi në kokë, nga i cili humbi edhe jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here