Kuçovë/ Kapen 3 persona, zhvarrosin eshtrat e fëmijës pa lejen e familjes

0
219

3 persona janë proceduar nga policia e Kuçovës ditën e djeshme pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë zhvarrosur eshtrat e një fëmije 1-vjeçar. Procedimi i tyre është bërë pasi veprimi është kryer pa marrë leje nga familjarët e tij.  Burime pranë policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 janari”, përpara dy javësh ku dyshohet se shtetasit C.Q 75-vjeç, K.T 60-vjeç dhe Z.B 68-vjeç kanë nxjerrë e zhvendosur eshtrat, dhe tjetërsuar pa dijeninë e familjarëve, vendndodhjen e varrit të të ndjerit A.Ç, ndarë nga jeta në vitin 1994, në moshën 1-vjeçare, djali i V.Ç, 50 vjeç, banues në Kuçovë.

Tre personat janë proceduar në gjendje të lirë dhe deri tani ende nuk është bërë i ditur shkaku i zhvarrosjes së eshtrave të fëmijës, ndërkohë që akuzohen për “Dhunim të varreve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Deklarata e policisë lidhur me ngjarjen

 

Lidhur me ngjarjen në fjalë të ndodhur në Kuçovë policia nëpërmjet një deklarate për shtyp deklaroi: “ Në Kuçovë më datë 20.08.2016, nga Seksioni për Krimet, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
1-      C.Q, 75 vjeç, banues në Kuçovë,
2-      K.T, 60 vjeç, banues në Kuçovë,
3-      Z.B, 68 vjeç, banues në Tiranë, të tre punonjës në një agjenci mortore.
në lagjen “11 Janari”, para dy javësh dyshohet se kanë nxjerrë e zhvendosur eshtrat, dhe tjetërsuar pa dijeninë e familjarëve, vendndodhjen e varrit të të ndjerit A.Ç, ndarë nga jeta në vitin 1994, në moshën 1 (një) vjeçare, djali i shtetasit V.Ç, 50 vjeç, banues në Kuçovë”.
Kështu materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penal “Dhunim i varreve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 118, 301 dhe 25 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here