Aksident në Kukës, makina del nga rruga

0
146

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në Kukës, teksa një automjet tip benz ka dalë nga rruga duke sjellë plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe një pasagjeri.

Policia njofton se në aksin rrugor Kukës- Uzinë, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, me targa AA 503 DC, me drejtues mjeti shtetasin H.A, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Brekije, Kukës.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi H.A, dhe pasagjeri shtetasi B.D., rreth 53 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here