PD: Pse nuk e kap ligji Sadriun? Mos ka lidhje me zgjedhjet në Dibër?

0
119

Ina Zhupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike ka deklaruar sot se, një kat i tërë me qindra metra katrorë në zemër të Tiranës, vazhdon të ndërtohet pa leje, por me bekimin e kryeministrit Edi Rama edhe pas denoncimit publik që kanë bërë banorët e zonës.

“Mijëra njerëz kanë hyre në burg këto tre vite dhe janë edhe sot në qeli për një avlli pa leje, apo një rregullim tjegullash. Përfundojnë në pranga qytetarët për një gjë shumë të vogël brenda shtëpisë së tyre, ndërsa Sadriu i Ramës bën një kat pa leje tek stacioni i trenit, përqesh banorët, tallet me policët dhe asgjë nuk ndodh. Fqinjët e oligarkut të Ramës kanë njoftuar policinë dhe INUK-un para dy ditësh”, tha Zhupa nga selia blu.

“Ata u paraqiten, por u larguan pas 5 minutash, pa marrë asnjë masë. Ndërtimi vazhdon edhe në këtë moment që flasim. Pse nuk e kap ligji Sadriun? Pse ligji funksionon për qytetarët, por jo për Sadriun? Sepse me Edi Ramën nuk ka ligj, por ka sundim bande”, shtoi ajo.

“Ka dhe një arsye tjetër pse ligji nuk e kap Sadriun sidomos këto ditë. Janë zgjedhjet në Dibër. Sadriut i është kërkuar të hidhet në sulm e të blejë sa më shumë vota, dhe në këmbim i lejohet të ndërtojë pa leje dhe kundër ligjit, si dhe favore të tjera për të cilat do të denoncojmë nesër. Kjo padrejtësi duhet të marrë fund. Banda e Edi Ramës duhet shkulur me çdo çmim. Dhe kjo do ndodhë shumë shpejt. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, përfundoi Zhupa

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here