Identifikohet shqiptari që mbeti i vdekur në Itali nga përplasja me armë me policinë

0
155

Shqiptari që mbeti i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit me policinë italiane është identifkuar.

Duke iu referuar policisë së Milanos, mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se viktima është Besnik Tafaj 27 vjeç nga Miloti.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës në Peschiera Borromeo ku 27 vjeçari që po ndiqej nga policia për vjedhje pasi qëlloi katër herë ndaj tyre u pengua dhe padashje qëlloi veten nën mjekër duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kjo është dinamika e rindërtuar e ngjarjes nga policia italiane që e kishte ndjekur Besnik Tafajn si një nga pjestarët e një bande ndërkombëtare të vjedhësve të automjeteve luksoze.

Shqiptari ishte ndjekur në distancë nga policia rrugore teksa drejtonte një makinë tip “Audi A8” të vjedhur nga ana e tij disa ditë më parë në Cremona.

Kur ka mbërritur në Peschiera ai ka parkuar makinën ngjitur me një “Audi A6” edhe kjo e vjedhur, në këto momente 6 policët kanë dalë në rrugë dhe kanë filluar ta ndjekin në këmbë.

Si të mos mjaftonte kjo sipas mediave italiane shqiptari gjatë largimit ka tentuar të vjedhë një furgon me dy persona, por ka dështuar pasi policët i ishin afruar shumë .

Sipas policisë italiane ai ka vijuar të largohet dhe këtu duket se ka qenë dhe momenti fatal kur nga pakujdesia gjatë largimit ka qëlluar veten.

Megjithë versionin paraprak të ngjarjes, do të jenë hetimet më të detajuara nga policia shkencore dhe ekspertiza balistike e armës tip berreta të cilën 27 vjeçari e kishte vjedhur që do të përcaktojnë dinamikën përfundimtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here