Denoncimi/ Basha: Me lejen e Ramës, oligarku Sadri Abazi shtoi një kat pa leje

0
165

 

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi ditën e djeshme se deputeti i partisë Socialiste Sadri Abazi ka shtuar një tjetër kat në godinën e tij të paligjshme që ndodhet në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Sipas kryedemokratit kjo shkelje e ligjit po ndodh me lejen e kryeministrit Edi Rama. Basha shtoi, se në vend nuk ekziston më ligji por sundimi i bandeve me dy standarde. “Në këto momente, nje shkelje brutale e ligjit po ndodh në mes të Tiranës me lejen e Edi Ramës. Edhe pse godinat e paligjshme të oligarkut të tij Sadri Abazi tek Zogu i Zi, kanë vendim prishje, ai për 3 ditë ka shtuar një kat të tërë pa leje, dhe sot ka ngrehur skelat e po i vesh me xham. Mijëra njerez kanë hyre në burg këto tre vite dhe janë edhe sot në qeli për një avlli pa leje, apo nje rregullim tjegullash. Po Sadriun pse nuk e zë ligji? Sepse nuk ka ligj, ka sundim bande. Banda që qeveris bën ç’të dojë, të sunduarit, shqiptarët janë të ndaluar. Kjo padrejtësi duhet të marrë fund. Banda e Edi Ramës duhet shkulur me çdo çmim. Dhe kjo do ndodhë shumë shpejt. ‪Shqipëria më mirë pa Edi Ramën,” –  thuhet në reagimin e  lideri opozitar, Lulzim Basha.

luli dhe sadriu

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here