“Nuk do t’i lëmë brezat në pragun e frikës”. Akti sublim, dy familje nga Shkodra falin gjakun (VIDEO)

0
159

Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore! Në Shkodër dy familje të cilat prej vitesh ishin në hasmëri kanë shtrirë dorën e pajtimit. Familja Bregu dhe ajo Miruku kanë lënë pas plagët e vjetra, duke i dhënë fjalën njëra-tjetrës, se mes tyre nuk do ketë më gjakderdhje. Pas shumë negociatash nga Nikolle Shullani, misionar i paqes dhe pajtimit në Shkodër, gjaku është falur. Një gjest sublim ky, i cili duhet të shërbejë si sensibilizim për dhjetëra familje të tjera në qarkun e Shkodrës, që qëndrojnë të ngujuara prej dekadash dhe mbahen fort pas urrejtjes dhe dëshirës së errët të hakmarrjes.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here