Kosovari tenton të rrëmbejë 3 persona në Vlorë, arrestohet për terrorizëm

0
148

Më datë 16.08.2016, në qytetin e Vlorës strukturat e Drejtorisë së Antiterrorit në bashkëpunim me DVP Vlorë, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Dijar Xhema, 29 vjeç, lindur e banues në Mitrovicë, Kosovë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij ‘Audi’ me targa  KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D. në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës, brenda një harku kohor prej 2 orësh.

Këto veprime ky person i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike, si“Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”.

Nisur nga veprimet e kryera, informacionet e dhëna nga qytetarë dhe reagimi në kohë rekord i strukturave të policisë, u lokalizua dhe u neutralizua autori i dyshuar i këtyre akteve, duke bërë kështu parandalimin e disa ngjarjeve të rënda kriminale me pasoja dhe impakt në publik.

29- vjeçari gjatë arrestimit dhe në ambientet e shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Mbi Dijar Xhemë rëndon akuza për veprat penale: “Vepra me qëllime terroriste”; “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”; “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, (të mbetura në tentativë); “Prodhim dhe shitje narkotikeve.”

Ky person paraqet rrezikshmeri të theksuar shoqërore, pasi në Kosovë është i evidentuar si person me precedent kriminal për tendencën e vrasjes, rrëmbimit, dhunim personi, dhunim i punonjësve të organeve ligjzbatuese, mbajtje dhe përdorim pa leje të armëve të zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda për veprime të mëtejshme.klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here